Aktualitet

Protestuan para uzinës! Naftëtarët e papunë përballen dhe me ‘forcën’ e shtetit

1 Dhjetor 2021, 07:57 Nga DOSJA
Protestuan para uzinës! Naftëtarët e papunë përballen

FIER– Policia e Fierit ka dhënë njoftimin zyrtar në lidhje me procedimin e nisur ndaj naftëtarëve të Ballshit, të cilët u shoqëruan gjatë ditës së djeshme në ambientet e komisariatit. Policia njofton se ka shoqëruar 9 naftëtarë, nën akuzën e grumbullimit të paligjshëm dhe prishjes së qetësisë publike.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër proceduan penalisht për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkatërrimi i pronës” shtetasit:G. M., 60 vjeç; N. L., 58 vjeç; B. H., 54 vjeç; J. H., 54 vjeç; K. J., 46 vjeç; R. H., 53 vjeç; L. H., 54 vjeç; A. I., 48 vjeç dhe A. N., 56 vjeç, banues në Mallakastër, pasi në hyrjen kryesore të KPTHN-Ballsh, janë grumbulluar përpara uzinës bashkë me disa ish-punonjës të tjetë të kësaj uzine, dhe kanë tentuar të hyjnë me forcë në ambientet e brendshme të saj, duke dëmtuar derën kryesore.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Ç’ndodhi ditën e protestës?

10 naftëtarët e Ballshit qëndruan në komisariatin e Fierit për pesë orë, pas një proteste që zhvilluan përpara Uzinës së Ballshit, ku kërkuan marrjen e 13 pagave të prapambetura dhe rivendosjen në punë të rafinerisë. Policia pretendon se ata kanë shembur portën e rafinerisë si dhe kanë kundërshtuar policinë private që mbron uzinën.

Në fakt situata ishte krejt ndryshe. Ajo që i revoltoi naftëtarët ishte fakti që mëngjesin e 28 nëntorit në uzinë u futën mjete të rënda që do të kryenin demontimin e rafinerisë. Ata u shprehën përpara mediave se ishin vënë në dijeni që një kompani private kishte filluar punë.

Çfarë kërkojnë naftëtarët?

Naftëtarët e rafinerisë së Ballshit kërkojnë shlyerjen e 13 pagave të prapambetura dhe rinisjen e punës së rafinerisë. Naftëtarët e uzinës në Ballsh protestuan edhe një vit më parë për muaj me radhë për pagat e pamarra, edhe pse kishin punuar në kohë pandemie, kur gjithçka ishte e mbyllur dhe në “shtetrrethim”. Duke parë se nga protestat e tyre nuk pati asnjë reagim ata vendosën që të futeshin në grevë urie në ambientet e Rafinerisë. Qeveria u ofroi atyre 40 mijë lekë të reja rrogë për një periudhë 1-vjeçare. Po ashtu, iu paguan edhe kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për periudhën nëntor 2020-tetor 2021. Por në vendimin e qeverisë thuhej qartë se nëse pas kësaj periudhe nëse në rafineri nuk afrohej asnjë investim, atëherë naftëtarët nuk do të merrnin më mbështetje nga shteti. Dhe kjo ka bërë që ata të ngriheshin sërish në protesta. Mirëpo, përveçse janë pa punë, tashmë u duhet të përballen dhe me qëndrimin pas hekurave.

(a.b;F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet fier naftetaret naftetaret ne fier fier naftetaret naftetaret ne fier

Sondazh

Poll