Aktualitet

Emrat/Ekzekutuan një 20-vjeçar në Volfsburg të Gjermanisë, në pranda dy shqiptarë

1 Dhjetor 2021, 08:58 Nga DOSJA
Emrat/Ekzekutuan një 20-vjeçar në Volfsburg të

Dy të rinj shqiptarë kanë rënë në prangat e Policisë spanjolle, pasi dyshohen si autorët e një vrasjeje të ndodhur dy vjet më parë në Volfsburg të Gjermanisë. Të arrestuar janë identifikuar si Orgest Kurteshi dhe Eglis Veraj, të cilët pritet të ekstradohen drejt Gjermanisë.

Kurteshi, 33 vjeç dhe Eglis Veraj, 27 vjeç, akuzohen për një vrasje të ndodhur në 13 gusht të vitit 2019, në Vorsfelde të Volfsburgut, ku një 20-vjeçar u gjet i plagosur rëndë në rrugë. Ai humbi jetën më pas në spital. Një tjetër 31-vjeçar i plagosur arriti që të mbijetonte. Të dy burrat ishin të mbuluar në gjak dhe kishin marrë plagë të shkaktuara nga armë zjarri.

Për të bërë të mundur kapjen e autorëve nisi operacioni “Tattoo”, ku u angazhua një skuadër prej 25 anëtarësh. Operacionit i është vendosur emri “Tattoo”, pasi pak kohë para se të vriteshin, dy të rinjtë sapo kishin dalë nga një studio tatuazhi.

Ende nuk dihet se cila është arsyeja që ka shkaktuar atentatin ndaj të rinjve, por nuk përjashtohet pista e prishjes së pazareve të drogës.

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestim gjermani policia shqiptare spanje vrasje arrestim gjermani policia shqiptare spanje vrasje

Sondazh

Poll