Art&Argëtim

Korça mbulohet nga petku i bardhë i dëborës

30 Nëntor 2021, 10:15 Nga DOSJA
Korça mbulohet nga petku i bardhë i dëborës

KORÇË- Dëbora ka përfshirë disa nga vendet e Shqipërisë si Tropojën, Kukësin, disa zona të Shkodrës, Pukën, Dibrën, Burrelin, Pukën dhe shumë qytete të tjera.

Reshjet e borës kanë vijuar gjatë gjithë natës edhe në qarkun juglindor të Korçës. Qyteti këtë mëngjes u zgjua i mbuluar me petkun e bardhë të dëborës. Nga informacionet e deri më tanishme, mësohet se trashësia në Dardhë ka arritur në 30 cm, prej km të 7 e në vazhdim, ndërsa qarkullimi i makinave bëhet vetëm përmes zinxhirëve.

Ndërkohë në Voskopojë, bora ka shkuar deri në 10 cm. Mbrëmjen e djeshme 4 mjete janë bllokuar në afërsi të Voskopojës por ndërhyrja e borëpastrueses dhe ndihma e qytetarëve me mjete të larta kanë hapur qarkullimin.

LAJMI KRYESOR: Shqipëria ‘mbulohet’ nga dëbora! Rruga e Arbrit e pakalueshme, rrezikohet Vjosa

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

foto galeri foto galeri

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 30 Nëntor 2021, 07:02

Donaldi e PRANON: Beatrix më pëlqen shumë!

TIRANË– Aktori Donald Veshaj i ka pranuar Einxhel Shkirës se ka pëlqim ndaj Beatrix Ramosaj. Mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e Big Brother VIP se ka p...