Art&Argëtim

U tha se i kishte marrë Borës një tjetër të dashur, Semi: Jam kaq e lënduar

28 Nëntor 2021, 20:05 Nga DOSJA
U tha se i kishte marrë Borës një tjetër të dashur,

TIRANË – Këngëtarja Semi Jaupaj ishte e eliminuara e radhës nga shtëpia e Big Brother dhe tani po përballet me lajmet dhe aludimet që janë ngritur në mungesën e saj.

Megjithatë duket se një koment e ka prekur atë më shumë se të tjerët. Pas thashethemeve se mes Semit dhe Donald Veshajt kishte një raport më shumë se miqësi ishte gazetarja e opinionistja shqiptare, Iva Tiço, e cila tha se marrëdhënia e dyshes nuk është për t’u habitur, pasi Semi ia kishte marrë një të dashur tjetër Borës, para disa viteve.

Semi dhe Iva janë përballur në ‘Fan Club’ pas daljes nga BBV ku artistja tha se kjo deklaratë e ka lënduar. Ajo thas e një gazetare profesioniste nuk duhet të thotë gjera të tilla të pavërteta dhe i ka kërkuar Ivës t’i kërkojë falje.

Mendoj që një gazetare profesioniste nuk duhet kurrsesi të thotë gjëra të pavërteta. E vetmja gjë që kam parë është kjo, e vetmja gjë që më ka prekur ka qenë kjo historia dhe realisht jam ndjerë shumë e shqetësuar. Kam parë një video rreth dy minuta e pak që t’i thoje si gazetare kam dëgjuar që Semi i ka marrë një të dashur tjetër Borës kohë përpar. Gjithsesi të kishe pak më shumë informacion dhe nuk dua të kaloj më në dramë se kjo gjë ka kaluar. Do doja të më kërkoje mua falje”, tha Semi.

Ajo ka treguar se prindërit e saj janë tmerruar nga këto lajme dhe se me Bojkeni ësjtë njohur 17 vjeçe dhe është ndarë vetëm para dy vitesh e sipas llogarisë së saj vetëm të jetë lidhur 12 vjeç me këtë të dashurin e supozuar.

“Realisht prindërit e mi kanë qenë të tmerruar nga kjo gjëja. Unë kam qenë 17 vjeçe kur kam njoh Bojkenin dhe jam ndarë para dy vitesh, kështu që nuk e di 12 vjeç e gjysmë nëse ia kam marrë të dashurin Borës. Thjesht jam lënduar tmerrësisht shumë duke qenë se ishte një gjë e pavërtetë dhe e pavend. Nuk e di se çfarë të them tjetër. Prindërit e mi dhe familja ime e kishin pritur shumë keq”, u shpreh Semi.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz bbv big brother fun club semi jaupaj semi jaupaj ne bbv semi jaupi bbv big brother fun club semi jaupaj semi jaupaj ne bbv semi jaupi

Sondazh

Poll