Art&Argëtim

Sarah qan sërish në ‘Big Brother VIP’: Theva premtimin, më thanë të mos lidhem

28 Nëntor 2021, 17:23 Nga DOSJA
Sarah qan sërish në ‘Big Brother VIP’: Theva premtimin,

TIRANË – Sarah Berisha, banorja e “Big Brother VIP” ka përjetuar disa luhatje të mëdha emocionale dhe kryesisht në qendër të tyre ka qënë raporti i krijuar mes saj dhe Pajtim Krasniqit ose siç njihet nga publiku dj PM. Raporti mes tyre përfundoi në një puthje të cilën vetë Sara mori guximin dhe e dha e para por duket se tani dyshimet nuk po e lënë të qetë dhe fokusi është familja.

Në një bisedë me Antonela Berishën ajo është shprehur e shqetësuar për imazhin që ka lënë tek familja e saj dhe çfarë do jenë ata duke menduar për sjelljen e saj. Sipas Sarës, prindërit ja kanë lënë si porosi që të mos krijonte lidhje në shtëpi dhe ndaj u frikësohet mendimit të tyre.

 

 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

“Prindërit më kishin lënë porosi që të mos krijoja një lidhje këtu dhe jam shumë e shqetësuar se çfarë mendojnë ata”,- tha ajo.

Me lot në sy ajo tregoi se kjo pjesë nuk e linte të shijonte e qetë këtë marrëdhënie që po lindte ndaj dhe Antonela u përpoq ta qetësonte, duke e siguruar se prindërit do e kuptonin dhe se këto janë gjëra normale që ndodhin.

“Nuk ke asnjë faj dhe boll u shqetësove, prindërit janë të rritur dhe e kuptojnë që këto gjëra ndodhin. Ty të erdhi edhe motra dhe ta qartësoi që ata janë mirë”,- tha Antonela.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz antonela berisha banoret e big brother vip bbv dj pm sarah berisha antonela berisha banoret e big brother vip bbv dj pm sarah berisha

Sondazh

Poll