Art&Argëtim

“I ke marrë ish-in Borës”/ Semi ‘shpërthen’ ndaj Iva Tiços: Më kërko falje!

28 Nëntor 2021, 13:21 Nga DOSJA
“I ke marrë ish-in Borës”/ Semi

TIRANË– Një deklaratë e gazetares Iva Tiço, opinionistes së “Big Brother VIP Fan Club”, lidhur me raportin Bora-Donald-Semi, bëri shumë zhurmë në rrjet para pak kohësh. Gazetarja tha se në dijenë e saj, në të kaluarën, Semi ishte lidhur me ish-të dashurin e Borës. Sot, pas daljes nga shtëpia, Semi u përball me gazetaren, po në studion e “Fan Club’. Ajo i bëri të ditur se e ka parë deklaratën e gazetares dhe është ndjerë shumë e shqetësuar.

“Kam dëgjuar shumë gjëra, por një video 2 minuta, ku ti thoje që i kam marrë të dashurin Borës, ka qenë e vetmja që më ka prekur. Një gazetare profesioniste nuk duhet kurrsesi të thojë gjëra të pavërteta. Do doja të më kërkoje mua falje”, tha Semi duke shtuar se ishte lënduar jo vetëm ajo, por edhe familja e saj, që ishin tmerruar prej saj.

Iva tha se dy javët e para se për Semin, Donaldin dhe Borën flitej kudo, por Semi këmbënguli se Iva nuk e kishte diskutuar, por i kishte vënë ‘vulën’, duke thënë se Semi ia kishte marrë të dashurin Borës, mund ta bënte përsëri.

Semi tha se rasti i përmendur ka qenë për kohën kur ajo ka qenë adoleshente, madje edhe kur ajo dhe Bora nuk ishin njerëz publikë. Por dashuria e saj e parë ka qenë Bojkeni, ndaj i bie që kjo të kishte ndodhur kur ishte 12-13 vjeç, duke e bërë të pamundur për të qenë e vërtetë.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz big brother vip semi jaupaj big brother vip semi jaupaj

Sondazh

Poll