Art&Argëtim

Çfarë ndodhi? Adele nuk nominohet për çmimet Grammy

24 Nëntor 2021, 17:01 Nga DOSJA
Çfarë ndodhi? Adele nuk nominohet për çmimet Grammy

MBRETËRI E BASHKUAR – Kur nominimet për çmimet Grammy u shpallën të martën, në 23 nëntor shumë veta  u tronditën kur zbuluan se as albumi i fundit i këngëtares 33-vjeçare, Adele dhe as kënga e saj kryesore “Easy on Me” nuk ishin renditur në listën e të nominuarve.

Por a pati një padrejtësi ndaj Adele? Mesa duket jo. Sipas Eonline, e vërteta është se as kënga dhe as albumi “30” i Adele nuk u bënë pjesë e afatit për tu pranuar, i cili ishte më 30 shtator gjë që e bën të pamundur që ajo të nominohet për ceremoninë e ndarjes së çmimeve 2022. Në fakt, raundi i parë i votimit për të përcaktuar kandidatët përfundimtarë filloi në 22 tetor, pothuajse një muaj para debutimit të madh të albumit të saj.

“Easy on Me” u publikua në 15 tetor, dhe i tërë albumi i katërt në studio i Adele u publikua zyrtarisht në 19 nëntor.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë që Akademia e Regjistrimit i ka “kthyer” krahët Adele. Artistja “Hello”, e cila tashmë ka 15 Grammy në posedimin e saj,  mund të konsiderohet ende pjesëmarrëse për ceremoninë e vitit 2023.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz adele albumi i ri i adele cmimet grammy kengetarja adele transformimi i adele adele albumi i ri i adele cmimet grammy kengetarja adele transformimi i adele

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 24 Nëntor 2021, 14:45

Ava Max shijon pushimet verore në Bahamas

 Ishujt Bahamas- Këngëtarja shqiptare me famë botërore Ava Max është duke shijuar ditë e fundit të ngrohta të ishujve Bahamas më sensual se kurrë.Me anë të foto...