Art&Argëtim

Ndarja nga jeta e Hueyda El Saied, miku i saj: Ishte me oksigjen

24 Nëntor 2021, 13:16 Nga DOSJA
Ndarja nga jeta e Hueyda El Saied, miku i saj: Ishte me oksigjen

TIRANË– Moderatori Bledi Strakosha ka treguar se Hueyda El Saied, ishte deri në momentet e fundit me oksigjen. Ai ka zbuluar se artistja nuk i ka treguar asnjeriut që është e sëmurë deri në momentin e fundit. Kur ajo doli nga spitali u ka treguar miqve dhe të afërmëve se ishte mirë. Strakosha ka treguar për mediat se lajmin e ndarjes nga jeta të mikeshës së tij nuk e priste.

‘Ka vuajtur gjithë jetën, sot kisha një inat me zotin, thosha pse duhej të vuante deri në momentin e fundit kjo vajzë. Gjithë jetën ka vuajtur edhe ndarjen nga jeta e pari me një peripeci gati një vit e pak që ka qenë me terapi dhe me oksigjen. Dhe deri në momentin e fundit askujt nuk iu thoshte që jam sëmurë. Kur ka dalë nga spitali, iu ka thënë miqve të ngushtë se jam më mirë. Edhe ne që e dinim jemi të tronditur, nuk dinim çdo hollësi dhe nuk prisnim ndarjen nga jetë në një moshë kaq të re“,-tregoi ai mes të tjerash.

Artistja e njohur shqiptare Hueyda El Saied dha ditën e djeshme frymën e fundit! Ajo është ndarë nga jeta në moshën 46-vjeçare, pasi vuante prej më shumë se një viti nga një sëmundje e rëndë, betejë të cilën nuk e ka fituar duke mbyllur sot sytë përgjithmonë. Artistja, e cila jetonte në Luksemburg, ishte në luftë prej 1 viti me sëmundjen e tumorit, i cili e kishte prekur në pjesën e gjirit.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz hueyda el saied hueyda el saied

Sondazh

Poll