Aktualitet

Aksident tragjik në Greqi, furgoni me emigrantë tenton t’i ikë policisë, 7 viktima

19 Nëntor 2021, 07:26 Nga DOSJA
Aksident tragjik në Greqi, furgoni me emigrantë tenton t’i

GREQI– Shtatë persona kanë humbur jetën dhe tetë të tjerë kanë mbetur të plagosur, dy prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë për jetën, si pasojë e një aksidenti tragjik. Mësohet se ngjarja e rëndë është regjistruar në kufirin greko-turk, në rrugën Egnatia.

Mediat greke shkruajnë se policia u vu në ndjekje të një furgoni që po transportonte emigratë të paligjshëm, por sapo pa se po ndiqej, drejtuesi i mjetit, një shtetas moldav shtoi shpejtësinë. Për pasojë furgoni doli nga rruga kryesore, u përplas me bordurat anësore dhe përfundoi i përmbysur.

Shtatë emigrantë kanë ndërruar jetë në vend, ndërsa tetë të tjerë janë nxjerrë të plagosur nga furgoni. Emrat e viktimave dhe të të plagosurve nuk dihen ende. Dy prej të plagpsurve ndodhen në gjendje të rëndë për jetën, gjë që mund të bëjë që bilanci i këtij aksidenti të rëndohet.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore

Sondazh

Poll