Aktualitet

Favorizuan mallrat kontrabandë nga Maqedonia e Veriut! Arrestohen dy doganierë

18 Nëntor 2021, 22:03 Nga DOSJA
Favorizuan mallrat kontrabandë nga Maqedonia e Veriut! Arrestohen dy

KORÇË– Përgjegjësi i Pikës Doganore të Gorricës dhe një punonjës janë arrestuar nga Policia e Shtetit pasi akuzohen se kanë favorizuar një person për të kaluar mallra kontrabandë në pikën doganore. Në prangat e Policisë kanë përfunduar përgjegjësi Julian Hanelli dhe punonjësi Petrika Mano.

Të dy kanë lënë të kalojë pa e kontrolluar një mjet tip ‘Sharon’, i cili po sillte produkte ushqimore nga Maqedonia e Veriut. Po ashtu, Policia ndaloi edhe drejtuesin e mjetit, Vasil Nasto. Ata ndodhen aktualisht në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, ku po merren në pyetje nga autoritetet.

Ndërkohë që ende nuk dihet saktësisht sasia e mallit që ka hyrë kontrabandë në vendin tonë pa kryer procedurat doganore, e po ashtu nuk është bërë me dije edhe produkti i futur në Shqipëri.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet julian hanelli korce petrika mano vasil nasto julian hanelli korce petrika mano vasil nasto

Sondazh

Poll