Aktualitet

E konfirmon qeveria, lejet e drejtimit në Shqipëri njihen dhe në Itali

18 Nëntor 2021, 21:04 Nga DOSJA
E konfirmon qeveria, lejet e drejtimit në Shqipëri njihen dhe në

TIRANË – Qeveria shqiptare miratoi marrëveshjen mes saj dhe qeverisë italiane për njohjen e ndërsjelltë të lejeve të drejtimit të automjeteve. Kjo është konfirmuar në Vendimin e Këshillit të Ministrave pas mbledhjes së sotme qeverisë.

V E N D I M PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES NDRYSHUESE, ME SHKËMBIM NOTASH, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË ITALISË, MBI NJOHJEN E NDËRSJELLË TË LEJEVE TË DREJTIMIT ME QËLLIM KONVERTIMI, MIRATUAR ME VENDIMIN NR.209, DATË 29.3.2021, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10, 12 e 23, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes ndryshuese, me shkëmbim notash, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Italisë, mbi njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit me qëllim konvertimi, miratuar me vendimin nr.209, datë 29.3.2021, të Këshillit të Ministrave, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Vendimi për lejet e drejtimit erdhi pas vizitës së djeshme të kryeministrit Edi Rama në Itali ditën e djeshme, ku firmosi marrëveshjen në fjalë me homologun Mario Draghi.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet lejet e drejtimit marreveshje shqiperi itali njihen patentat lejet e drejtimit marreveshje shqiperi itali njihen patentat

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Nëntor 2021, 11:56

Afrim Qendro emërohet prefekt i Tiranës

TIRANË– Afrim Qendro është emëruar prefekt i qytetit të Tiranës. Mësohet se Qendro ka marrë zyrtarisht postin e ri me vendim të këshillit të ministra...