Aktualitet

Tenderi i uniformave të policisë,GJKKO pranon hetimet e SPAK,çon për gjykim çështjen

18 Nëntor 2021, 08:24 Nga DOSJA
Tenderi i uniformave të policisë,GJKKO pranon hetimet e

TIRANË– Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar hetimet e SPAK dhe ka kaluar sërish për rigjykim çështjen për Edlira Naqellarin dhe 7 ish-zyrtarët e tjerë të Ministrisë së Brendshme, të akuzuar për korrupsion në tenderin e uniformave të policisë.

Seanca e gjykimit do të mbahet në datën 26 nëntor ora 12:00.

Mes të prangosurve është dhe ish-drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të përqëndruara Edlira Naqellari. Tetë janë nën masën e sigurisë arrest në burg, ndërsa Anisa Bogdani është hetuar nën masën e sigurisë arrest në shtepi. Specialistja Aurora Mulla është pa masë sigurie.

10 të dyshuar akuzohen nga SPAK se kanë abuzuar me tenderin me vlerë 28 milionë Lekë. Gjatë hetimit rezultoi e provuar sipas SPAK se 4 operatorët ekonomikë që u shpallën fitues nuk i plotësonin kriteret për të fituar tenderin.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet tenderi i uniformave te policise tenderi i uniformave te policise

Sondazh

Poll