Aktualitet

Covid 19 ‘mbërthen’ shkollat e Beratit, mbyllen 5 klasa, drejtori rezulton pozitiv

18 Nëntor 2021, 07:05 Nga DOSJA
Covid 19 ‘mbërthen’ shkollat e Beratit, mbyllen 5 klasa,

BERAT– Covid 19 është duke u përhapur masivisht në qarkun e Beratit, ku shumë raste infektimesh janë regjistruar në shkolla. Nga dita në ditë, vihet re një numër në rritje i nxënësve të infektuar me Covid-19,ku vetëm gjatë 24-orëve të fundit rezultojnë Covid-pozitiv, 18 nxënës të moshave 14-19 vjeç.

Covidi nuk ka lënë pas mësues si dhe drejtorin e shkollës së mesme. Rezultatet e testeve të ardhura pranë ISHP-së Berat bëjnë me dije se, në cdo grup nxënësish prej 40 të testuar 23 prej tyre kanë rezultuar “pozitiv”. Situata paraqitet problematike në shkollën 9-vjeçare “22 Tetori” dhe gjimnazin “Babë Dudë Karbunara” në Berat si dhe në shkollën 9-vjeçare “Karaman Ylli” në Skrapar.

Dyshimet janë se në këto shkolla ka mësues të pavaksinuar, ndërkohë që dhe masat e marra në klasa lënë shumë për të dëshiruar.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet berat covid ne berat mbyllen shkollat ne berat berat covid ne berat mbyllen shkollat ne berat

Sondazh

Poll