Aktualitet

Dyshohet e qëllimshme! Digjet mjeti i parkuar në Korçë, pronari: Nuk kam konflikte

18 Nëntor 2021, 07:55 Nga DOSJA
Dyshohet e qëllimshme! Digjet mjeti i parkuar në Korçë,

KORÇË– Një makinë është shkrumbuar në qytetin e Korçës. Policia informon se ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes, pranë banesës së pronarit të mjetit top ‘Benz’, Arjel Cenes. Mjeti i cili ishte i parkuar në rrugë është djegur plotësisht duke marrë dëme të mëdha materiale. Policia ka nisur hetimet pasi dyshohet se mund të jetë zjarrëvënie e qëllimshme. Pronari i mjetit ka dëshmuar në polici se nuk ka konflike me asnjë person e se nuk e di se kush mund t’ia ketë bërë këtë dëm.

NJOFTIMI I POLICISË:

‘Më datë 18.11.2021, rreth orës 02:30, në fshatin Mborje, Korçë, ka rënë zjarr në mjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A. C., i cili ka qenë i parkuar në rrugë, pranë banesës së tij. Mjeti është djegur plotësisht dhe ka vetëm dëme materiale. Nga hetimet paraprake dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.’- njofton policia.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arjel cene digjet mjeti ne korce korce arjel cene digjet mjeti ne korce korce

Sondazh

Poll