Aktualitet

Zbulimi i anijes me 69 shqiptarë drejt Britanisë, lihen në bug 4 trafikantët

18 Nëntor 2021, 06:42 Nga DOSJA
Zbulimi i anijes me 69 shqiptarë drejt Britanisë, lihen në bug 4

BRITANI-Katër persona janë shpallur fajtorë nga gjykata britanike pasi nëntorin e kaluar tentuan të trafikojnë 69 shqiptarë në Britaninë e Madhe. Masa e sigurisë iu dha ditën e jeshme për shkak të trafikimit të shqiptarëve.

Peshkarexha 30 metra e gjatë, u kap në brigjet e Norfolk nga forcat kufitare dhe u dërgua në Essex ku gjatë kontrollit u zbuluan emigrantët shqiptarë.

Trupa gjykuese doli në përfundimin se peshkarexha kishte ecur për 14 orë në det pasi ishte nisur nga Belgjika.

Kfir Ivgi, 32 vjeç, Sergejs Kuliss, 39 vjeç, Alexandrs Gulpe, 44 vjeç dhe Igor Koysi, 56 vjeç, u shpallën fajtorë nga gjykata ndërkohë që personi i pestë i arrestuar në lidhje me këtë skemë trafiku fitoi lirinë.

Burimi: BBC

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen shqiptaret britani shqiptaret ne britani arrestohen shqiptaret britani shqiptaret ne britani

Sondazh

Poll