A ja dha Berisha uzinën e Ballshit? Taçi zbulon raportin me ish-kryeministrin
“Për marrëdhenien time me zotin Berisha është folur shumë, ishte shtetar, është shtetar pasiv, formal i cili delegon punët e qeverisë në misnitritë e linjës dhe...
Në gjithë këtë skemë, Rezart Taçi kishte përfshirë njerëzit më të besuar në Tiranë, kunatin Artur Balla dhe truprojën Bledar Lilo. Ai rezulton aksioner në kompani nafte dhe televizionin e mbyllur prej vitesh Albanian Screen që në fakt, njihen publikisht si kompani të Taçit.
“Në datë 2 Gusht të vitit 2021 Petruzzela kishte udhëtuar në Tiranë ku shoqërohej nga dy qytetarë shqiptarë, Artur Balla dhe Bledar Lilo, ishte paraqitur në filialin e Alpha Bank për të paraqitur një prokurë nga Francesco Zummo ku autorizohej të kishte akses dhe të kryente transferta përmes llogarisë së tij.”
Këtu, del edhe emri i noterit shqiptar që ka lëshuar prokurën. Bëhet fjalë për një noter të Dhomës së Tiranës me mbiemrin Hamzaj. Emri i tij shfaqet edhe në një tjetër moment në dosjen italiane, por pa zbuluar identitetin e plotë.
Transferimi i 18.3 milionë eurove në llogarinë e një 90-vjeçari Italian kishte rënë në sy dhe ky ishte operacion kompleks që kërkonte bashkëpunim edhe nga sistemi bankar. Nga përgjimi i financierit Petrzzela, bie në sy fakti se drejtoria qëndrore e bankës nga Athina kishte reaguar. Por, drejtori i degës në rrugën Pjetër Budi në Tiranë e kishte menaxhuar mire situatën.
“Ishte i zoti drejtori i bankës ku shkuam sepse e thirrën nga banka qëndrore në Athinë duke i thënë: Pse dreqin i hap llogari një mafiozi”.
“Në Shqipëri ndodh që ka tendencë të shtuar për këto para, shkak s linja tradiconale si dikur si Zvicra kanë ndryshuar kontrollet e sigurisë për shkak të krimit të organziaur, sekreti bankar aty tashmë është më i brishtë. Kurse në vende si Ballkani janë linjë e re testimi”u shpreh Ervin Karamuço.
Të gjitha lëvizjet e italianëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre shqiptarë ishin nën survejimin e prokurorisë italiane. Në lojë u fut edhe prokuroria speciale shqiptare SPAK. Problemet nisën të shfaqen në 29 Shtator kur financieri i mafiozit Zummo mbërrin në Tiranë. Ai nuk mundet të transferojë paratë.
“Do të kufizoheshin vetëm në verifikimin e parave në llogari, pa mundur që ti spostojnë pasi siç i kishte shpjeguar drejtori i bankës një operacion kaq i shpejtë do të kishte sjellë dyshime tek drejtoria qëndrore në Athinë dhe tek autoritetet e pastrimit të parave.”
Marre nga Top Channel
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
“Për marrëdhenien time me zotin Berisha është folur shumë, ishte shtetar, është shtetar pasiv, formal i cili delegon punët e qeverisë në misnitritë e linjës dhe...
Taçi fillon të angazhohet si një lojtar burse online. Fillimisht duke realizuar transaksione të vogla, e më pas, duke tërhequr një grup investitorësh për...
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al mban në faqe kryesore vendndodhjen e biznesmenit Rezart Taç...
Top Story ka udhëtuar drejt Milanos në Itali për të intervistuar për herë të parë pas 13 vitesh heshtje, biznesmenin që dikur pushtoi tregun e naftës, për tu la...
TIRANË-Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në rrethrrotullimin e Rrogozhinës. Një autobus ka dalë nga rruga duke u përplasur me pjesët anës...
BRITANI-Katër persona janë shpallur fajtorë nga gjykata britanike pasi nëntorin e kaluar tentuan të trafikojnë 69 shqiptarë në Britaninë e Madhe. Masa e siguris...
18 Qershor 2021. Në aeroportin e Rinasit, zbresin dy shtetas italianë. Një i moshuar rreth të 90-ve që shoqërohej nga një 60-vjeçar. Të dy, dukeshin krej...
Në një prej përgjimeve të tjera të Fabio Petruzzelës teksa flet me ndërmjetësin Cestagalli, ai shpreh acarimin e mafiozit Zummo për bllokimin e parave. Ai rikuj...
TIRANË– Dita e sotme do të karakterizohet nga reshje shiu dhe vranësira. Pjesa e parë e ditës në vendin tonë do të ndikohet nga shira afatshkurtër, n...
Presioni i kapjes së shtetit nga bizneset në Shqipëri është më i larti në rajon, sipas një raporti të fundit të SELDI- rrjeti i Europës Juglindore për Lidership...