Aktualitet

Theu urdhërin e mbrojtjes dhe kenaosi gruan, prangsoet burri në Bulqizë

16 Nëntor 2021, 09:57 Nga DOSJA
Theu urdhërin e mbrojtjes dhe kenaosi gruan, prangsoet burri në

BULQIZË– Vangjel Qylhanxhiu, 42 vjeç, banues në Bulqizë është vënë në pranga pasi akuzohet se ka kanosur e kërcënuar bashkëshorten e tij. Sipas njoftimit të policisë, mësohet se Qylhanxhiu ka thyer urdhërin e mbrojtjes që kishte bashkëshortja e tij dhe ka shkuar në banesë duke ushtruar dhunë psikologjike dhe kanosur atë. 

Njoftimi i policisë:

Bulqizë. Kryeu veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës, ushtroi dhunë psikologjike dhe kërcënoi bashkëshorten e tij, vihet në pranga 42-vjeçari. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V.Q., 42 vjeç, banues në Bulqizë.
Ky shtetas theu urdhërin e mbrojtjes që kishte bashkëshortja e tij dhe ka shkuar në banesë duke ushtruar dhunë psikologjike dhe kanosur për jetën bashkëshorten. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet policia e bulqizes vangjel qylhanxhiu policia e bulqizes vangjel qylhanxhiu

Sondazh

Poll