Aktualitet

FT – Mbikalimi i Shkozës, ARRSH-ja jep njoftimin e rëndësishëm

16 Nëntor 2021, 14:26 Nga DOSJA
FT – Mbikalimi i Shkozës, ARRSH-ja jep njoftimin e

TIRANË – Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton vendosjen e trarëve në Mbikalimin e Shkozës, e cila ndodhet në fund të Lotit 3 të projektit.

Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare, ARRSH-ja komunikon se rrethrrotullimi i Shkozës (rreze 40 m) lidh Unazën Lindore të kryeqytetit me Bulevardin e Lanës. Mbikalimi ka gjatësi 180 m, gjerësi 28 m, lartësi 5.5 m.

NJOFTIMI I ARRSH-së

Ka filluar puna për montimin e trarëve te Mbikalimi në zonën e Shkozës në fund të Lotit 3 – Unaza Lindore.

Mbikalimi ka gjatësi 180m dhe gjerësi 28m, 6 hapësira drite me nga 30ml, Lartesi 5.5m dhe poshtë tij është një rrethrrotullim me rreze 40m, që do të shërbejë si nyjë lidhëse e Unazës me Bulevardin e Lanës duke lehtësuar ndjeshëm qarkullimin e mjeteve.

 

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrsh-ja arrsh-ja

Sondazh

Poll