Art&Argëtim

Festat e dasmës së Paris Hilton dhe Carter Reum vazhdojnë! Çfarë veshi miliarderja

15 Nëntor 2021, 13:25 Nga DOSJA
Festat e dasmës së Paris Hilton dhe Carter Reum vazhdojnë!

SHBA- Të shtunën në mbrëmje, Paris Hilton dhe bashkëshorti i saj i ri, Carter Reum, shënuan fundin e festimeve të tyre treditore të dasmës me një ceremoni ekstravagante që mirëpriti familjen dhe miqtë për të festuar ditën e fundit të dasmës. Mediat e huaja shkruajnë se për natën e tretë miliarderja kishte zgjedur një fustan të veçantë.

Këngëtarja e “Stars Are Blind” veshi një fustan mahnitës, të tejdukshëm me yje argjendi, ndërsa Reum kishte të veshur një kostum tërësisht të zi. Festa e natës së tretë u zhvillua në të njëjtin vend me atë të dasmës së çiftit , pronën Bel-Air të gjyshit të ndjerë të Hilton.

Hilton dhe Reum u martuan në Los Angeles të enjten.  Më pas, të premten, Hilton dhe Reum vazhduan festimet e tyre të dasmës në një nivel krejtësisht të ri me një festë plot lojra dhe argëtim, ku të ftuarit kishin mundësinë të shijonin patate të skuqura McDonald gjatë gjithë mbrëmjes. Për festën e saj Hilton veshi një fustan rozë neoni nga koka te këmbët.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz carter reum paris hilton carter reum paris hilton

Sondazh

Poll