Art&Argëtim

Vrasja e ish-partnerit, Adelina Ismaili nuk paraqitet të dëshmojë në gjyq

15 Nëntor 2021, 12:35 Nga DOSJA
Vrasja e ish-partnerit, Adelina Ismaili nuk paraqitet të dëshmojë

KOSOVË- Këngëtarja Adelina Ismaili ka munguar në seancën gjyqësore, në të cilë po gjykhet vrasja e ish-partnerit të saj Triumf Rizës. Mediat vendase kanë raportuar se në gjykimin që po zhvillohet ndaj Enver Sekiraqës, në seancën e së hënës ka munguar dëshmitarja Adelina Ismaili së bashku me motrat e saj, Zanfina dhe Ema Ismaili.

Lidhur me mungesën e dëshmitareve, prokurori special Haki Gecaj ka thënë se ato nuk i janë përgjigjur ftesës së gjykatës, prandaj sipas tij ato duhet të thirren prapë për shkak se çështja është në rigjykim.

Avokatja Kosovare Kelmendi, mbrojtësja e të akuzuarit Sekiraqa, ka kundërshtuar prokurorin duke kërkuar që deklaratat e tyre të lexohen.

“Arsye tjetër është se dëshmitaret në fjalë kanë qenë më tepër të ftuara. Adelina Ismaili ka pasur edhe cilësinë e të dëmtuarës në atë kohë. Arsyetimi i propozimit të prokurorit se jemi para një trupi të ri gjykues dhe se çështja është në rigjykim, unë përsëri ua rikujtoj se ky është gjykimi i tretë dhe propozoj që këto deklarata të lexohen”,- ka thënë avokatja Kelmendi.

Trupi gjykues i udhëhequr nga gjykatësi Agim Kuci ka aprovuar propozimin e prokurorit special, që për seancën e radhës të ftohen përsëri dëshmitaret Adelina, Zanfina dhe Emai Ismaili. Seancat e radhës pritet të mbahen më 19 dhe 25 janar 2022, në ora 09:30.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz adelina ismaili haki gecaj triumf riza adelina ismaili haki gecaj triumf riza

Sondazh

Poll