Art&Argëtim

Fustani i Kendall Jenner në dasmën e shoqes/ Ndjekësit: Më mirë një fustan nusërie

15 Nëntor 2021, 09:25 Nga DOSJA
Fustani i Kendall Jenner në dasmën e shoqes/ Ndjekësit: Më

MIAMI- Modelja Kendall Jenner ishte e ftuar në dasmën e shoqes së saj Lauren Perez, në Miami, të enjten dhe zgjodhi të vishte një fustan të guximshëm, që fansave nuk iu duk i përshtatshëm për ceremonin.

Modelja 26-vjeçare ndau me ndjekësit në rrjetet sociale foto nga ceremonia, ku shihej e veshur me një fustan të zi të mbushur me prerje gjeometrike. Fustani i guximshëm nga “Mônot”, shfaqte pjesë të trupit nga prerjet trekëndore në gjoks dhe bark. Jenner ishte shoqëruese e nuses dhe fustani nuk ishte një zgjedhje e mirë për fansat e saj.

Unë do të preferoja të vije në dasmën time me një fustan nuseje sesa me këtë,“- tha një person.

Ndërsa një tjetër shtoi, “Imagjinoni që Kendall Jenner ta vesh këtë në dasmën tuaj.”

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz kendall jenner lauren perez kendall jenner lauren perez

Sondazh

Poll