Sport

Tashmë është zyrtare, Sarri trajneri i Juventus

16 Qershor 2019, 14:04 Nga DOSJA
Tashmë është zyrtare, Sarri trajneri i Juventus

ITALI- Juventus ka zgjedhur trajnerin e ri për sezonin e ardhshëm. Maurizio Sarri është konfirmuar se do të marrë drejtimin e stolit të Juventus-it.

Ka qenë vet zonja e vjetër, e cila me anë të një postimi në mediat sociale ka treguar se ish-tekniku i Chelsea do të drejtojë kampionët e Italisë.

Kujtojmë se Sarri mbylli një sezon të suksesshëm me Chelsean ku arriti të fitojë Europa League. Italiani do të kthehet përsëri në Itali ku vetëm një vit më parë drejtonte Napolin, skuadra që në drejtimin e Sarrit, rivalizoi me Juventusin deri në javët e fundit të kampionatit. Pas zyrtarizimit, Sarri do të nisë menjëherë nga puna si trajner i bardhezinjve.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport juvendus maurizio sarri trajneri i ri i juventus juvendus maurizio sarri trajneri i ri i juventus

Sondazh

Poll