Sport

FIFA zbulon renditjen e qershorit, Shqipëria humbet katër vende, Kosova rikuperon 6

14 Qershor 2019, 08:53 Nga DOSJA
FIFA zbulon renditjen e qershorit, Shqipëria humbet katër vende,

TIRANË- FIFA ka publikuar renditjen e re të kombëtareve për muajin qershor. Krahasuar me një muaj më parë, Shqipëria ka humbur 4 vende, pas rezultateve në eliminatorët e Euro 2020.

Tashmë vendi ynë renditet në pozicionin e 66-të, pasi ka ndikuar shumë humbja me Islandën. Ndërkohë që Kosova në krahasim me muajin e kaluar ka ngjitur 6 vende.

Barazimi me Malin e Zi dhe fitorja në transfertë me Bullgarinë kanë bërë që “Dardanët” të rikuperojnë 6 vende, duke u ngjitur vendin 121-të. Ky është pozicioni më i lartë në të cilën është renditur ndonjëherë Kosova.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport eleminatoret e euro 2020 kosova renditja e fifa shqiperia eleminatoret e euro 2020 kosova renditja e fifa shqiperia

Sondazh

Poll