Sport

S’ka më dilema, ja kush do të jetë tekniku që do të drejtojë për 2 vitet e ardhme Juventusin

15 Qershor 2019, 09:55 Nga DOSJA
S’ka më dilema, ja kush do të jetë tekniku që do

TIRANË- Maurizio Sarri do të jetë trajneri i ri i Juventusit, pas largimit të teknikut Massimiliano Allegri.

Mediet sportive bëjnë të ditur se ditën e djeshme, ka pasur të tjera zhvillime të cilat janë konkretizuar me arritjen e marrëveshjes që do të sjellë Sarrin në Torino.

Mësohet se Sarri ka firmosur zgjidhjen e kontratës me Chelsean, nga ku mësohet se blutë e Londërs do të përfitojnë rreth 5 milionë euro.

Po ashtu, bëhet e ditur se palët kanë rënë dakord për një kontratë 2-vjeçare, e cila mund të rinovohet nëse bashkëpunimi mes Sarrit dhe Juventusit, do të jetë në nivelin e pritshmërive të bardhezinjve.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport juventus maurizio sarri juventus maurizio sarri

Sondazh

Poll