Editorial

Kushtetuesja shpëtoi Opozitën duke goditur demokracinë

5 Nëntor 2021, 15:44 Nga DOSJA
Kushtetuesja shpëtoi Opozitën duke goditur demokracinë

Nuk është se publiku ishte ne pritje të zgjedhjeve lokale. Ndërsa opozita po përleshet me veten në një luftë vetëshkatërruese,  shpalla e pavlefshme e 30 qershorit 2019 që do të çonte në zgjedhjet lokale të jashtëzakonshme, do ishte dhuratë për ata që janë duke qeverisur 56 nga 61 bashkitë dhe për Edi Ramën. Vendimi i Kushtetueses në favor të Shoqatës së Bashkive, do të çonte në një proces të parakohshëm me rezultat të paracaktuar, PS do të fitonte 61 bashkitë, këtë herë me zgjedhje të vërteta. Ndryshimi i vetëm do të ishte se pushteti lokal monist do fitonte legjitimitetin që i mungon që në 30 qershor dhe Shkodra do të merrej më në fund nga Rama.

Vendimi i Kushtetueses shmangu legjitimimin e një pushteti monist duke bërë një të mirë për shqiptarët dhe sigurisht për opozitën që tani ka kohë të mbarojë luftën brenda vetes dhe të kthehet nga Rama. Nëse Presidenti shpall zgjedhjet e parakohshme ne 5 bashkitë pa kryetar, opozita vertetë mund të mos i fitojë, por kjo nuk ndryshon asgjë. Vendimi i Kushtetueses ishte i mirë për efektin në zhvillimet politike, por jo për precedentin që krijon në ruajtjen e Kushtetutës. Më pak përpara dhe më shumë pas këtij vendimi, është e qartë se Kushtetutën e ruan Venecia me opinionet e saj më shumë se Gjykatësit e Kushtetueses që janë aty pas një reforme shkatërrimtare, pas 3 vjet vakumi institucional, për të garantuar më në fund zbatimin e ligjit themeltar.

Ata, njësoj si përpara ekzistencës së Gjykatës Kushtetuese, kërkuan opinionin e Komisionit të Venecias dhe më keq se përpara ekzistencës së Gjykatës, e shndërruan opinionin e Venecias në vendim.  Ende nuk ka dalë arsyetimi, por me vendimin e marrë sipas Venecias, për moskompetencë, Gjykata Kushtetuese tregon se nuk ka asgjë ndryshe nga ajo e përpara reformës.
Gjyqtarët e intimituar nga presioni politik, ose me preferenca politike, që nuk ndjekin bindjen profesionale por kërkojnë artifice ndërkombëtare për të justifikuar vendimet e rëndësishme, pavarësisht se kanë ndryshuar emrat dhe moshën, pavarësisht llogarive bankare, pavarësisht mandatit, japin të njëjtin rezultat.

Larja e duarve që bëri Gjykata Kushtetuese, ndryshon nga ajo e Pons Pilatit, vetem se në vend të turmës pyeti një grup juristësh ndërkombëtarë që varen nga Këshilli i Europës. Se me këtë vendim është legjitimuar procesi më i turpshëm zgjedhor i realizuar që nga 1991. është legjitimuar dëmi që bën babëzia e një njeriu të pushtetshëm mbi Shtetin, për ta gllabëruar me çdo kosto, injorimi i vullnetit të qytetarëve që u shpreh me bojkotin masiv, justifikimi i rrëmbimit të pushtetit me gabimin e opozitës. Kleçkat juridike për ta goditur demokracinë mund të ndajnë palët, arsyet juridike të Kushtetueses ku do të diskutohen me nge kur të publikohen, por dëmi është i padiskutueshëm.

Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

editorial editorial dosja.al gjykata kushtetuese gjykata kushtetuese per 30 qershorin dosja.al gjykata kushtetuese gjykata kushtetuese per 30 qershorin

Sondazh

Poll

Editorial 30 Tetor 2021, 08:36

Sa mirë i mbron BE gazetarët?

Kur Daphne Caruana Galizia u vra në një sulm me bombë me makinë më 16 tetor 2017, kjo shkaktoi shqetësim jo vetëm në Evropë, por në mbarë botën. Por gazetarja m...

Editorial 29 Tetor 2021, 14:59

Lajmet e këqija të deklaratës së Yuri Kim

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka kumtuar një tjetër mbështetje për Edi Ramën sot në drekë. Duke përsëritur fjalët e zv/ ndihmës Sekretarit të Shtetit për Europ...

Editorial 28 Tetor 2021, 05:14

Edhe foltorja e Berishës e kapur nga oligarkët?

Në një nga foltoret e Berishës e dëgjova të kërkojë ndjesë në emër të PD-së për faktin se ajo i ka braktisur protestuesit e Astirit dhe jo vetëm kaq, por, me ur...

Editorial 27 Tetor 2021, 13:18

Bitcoin, paraja e së ardhmes?

Nga Meri Lika (burimi kryesor CNN)Në datën 7 shtator, Salvadori u bë vendi i parë në botë i cili filloi përdorimin e kriptomonedhës Bitcoin. Për të nisur përdor...