Editorial

Loja e firmave, pse Berisha-Basha nuk tregojnë as-at nën mëngë

11 Nëntor 2021, 17:24 Nga DOSJA
Loja e firmave, pse Berisha-Basha nuk tregojnë as-at nën

Nga Dosja.al

4 mijë e 200 firmëtarët që ish-kryeministri Sali Berisha pretendon se ka për të mbajtur Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike janë kthyer në një ‘mollë sherri’ mes liderit historik të PD-së dhe kryedemokratit Lulzim Basha. Berisha përmes mbështetësve të tij, Flamur Nokës e Kreut të Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka ka deklaruar se formularët do të ruhen në një kasafortë dhe do të hapen për verifikim më datë 11 dhjetor, ditë kur edhe është paralajmëruar mbajtja e Kuvendit. Pikërisht, mosdorëzimi i tyre në sekretariatin e partisë ka bërë që vetë Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi të mos i njohë këto firma e aq më tepër Kuvendin.

Bardhi ka insistuar që formularët të dorëzohen në duart e tyre për verifikim, pasi Paloka nuk ka asnjë lidhje me çështjet protokollore të partisë, por Berisha ‘mbron’ tezën e të dhënave personale. Në asnjë mënyrë, sipas tij, personat që kanë mbështetur për të mbajtur Kuvendin nuk duhet të bëhen publikë, për të shmangur shantazhet ndaj tyre. Sipas, ish-kryeministrit, numri i ID-së së tyre mund të bëjë që të dhënat personale të keqpërdoren, pasi shumë prej tyre punojnë në administratë dhe janë ‘vulnerabël’ apo të lehtë për të rënë pre e kërcënimeve në mënyrë që të ruajnë vendin e punës. Nga ana tjetër, mospublikimi i emrave bën palën që Berisha ka përballë, kryedemokratin Basha që të aludojë e deklarojë hapur se në të vërtetë çështja e formularëve është thjesht një preteks, pasi firmat e nevojshme për të mbajtur Kuvendin Kombëtar nuk janë mbledhur.

Një natë më parë në një lidhje telefonike në “Opinion”, Berisha tha se Bardhi mund të shkojë të bëjë verifikimet e nevojshme si dhe shtoi se të paktën për 1800 firmat e nevojshme do të ketë transparencë, por sekret do të vijojë të mbetet numri i kartës së identitetit.

Por sa qëndron kjo ide?

Partia Demokratike, partia e dytë më e madhe në vend ka qindra fytyra përfaqësues që janë jo thjesht mbështetës, por edhe delegatë zyrtarë, të cilët e pranojnë edhe publikisht këtë gjë. Dhe për të kërcënuar apo shantazhuar një person që është publik nuk duhet numri i kartës së tij të identitetit, kur shfaqja në kamera e emisione të vë në qendër të syrit të publikut dhe rrjedhimisht edhe jetën tënde private, shkruan Dosja.al.

Por nuk është vetëm kjo.

Partia Demokratike ka publikuar edhe kandidatët për Këshillin Kombëtar, ata të propozuar për deputetë, të cilët bashkë bëjnë rreth 2 mijë emra. Sërish këta janë bërë publikë dhe deri në këto momente që flasim nuk kanë denoncuar shantazhe apo kërcënime ndaj tyre, për shkak të të qenit anëtar i PD-së, pasi raste sporadike do të ketë gjithmonë.

Nga ana tjetër kemi edhe patronazhistët, që tashmë mbahet mend si skandali i Partisë Socialiste për publikimin e të dhënave personale të 800 mijë qytetarëve. Brenda tyre kishte anëtarë të Partisë Demokratike, simpatizantë e votues të tyre që u ekspozuan para jo vetëm atyre që mund të donin shkak për t’i shantazhuar, por të gjithë shqiptarëve.

Asnjë organizatë nuk i ka marrë në mbrojtje, as politike dhe as jo politike dhe për rrjedhojë të dhënat e 800 mijë qytetarëve mund të jenë ende të aksesueshëm për ata që mund ta kenë shkarkuar përmbajtjen e tyre.

Të dhënat personale të një grupi të zgjedhurish politikë, që kanë pranuar hapur angazhimin në fushatë po përdoren për interesa të ndryshme nga dyshja Berisha-Basha, me qëllim manipulimin e opinionit publik. Shumë e dinë, se kur vjen puna për linçim publik partitë politike nuk pyesin kë vënë përpara.

Ndërsa në këtë rast, e gjitha është një lojë macja me miun. Berisha nuk bën transparencë me firmëtarët për shkak të problematikave që dyshohet se listat mund të kenë, e Lulzim Basha nuk jep listën e delegatëve të Kuvendit Kombëtar nga frika e ballafaqimit me babain politik.

Beteja nuk është më vetëm politike por një luftë letrash. Kush do e fitojë?

Nga Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

editorial kryesore aksioni i berishes lulzim basha sali berisha aksioni i berishes lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll

Editorial 8 Nëntor 2021, 08:41

Unë dua një opozitë tjetër!

Nga Meri Lika“Kur nuk je i dobishëm, duhet të dish të tërhiqesh!”Me këto fjalë, në 4 maj të këtij viti, Pablo Iglesias, kandidati i Podemos dhe ish zv.kry...

Editorial 30 Tetor 2021, 08:36

Sa mirë i mbron BE gazetarët?

Kur Daphne Caruana Galizia u vra në një sulm me bombë me makinë më 16 tetor 2017, kjo shkaktoi shqetësim jo vetëm në Evropë, por në mbarë botën. Por gazetarja m...

Editorial 29 Tetor 2021, 14:59

Lajmet e këqija të deklaratës së Yuri Kim

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka kumtuar një tjetër mbështetje për Edi Ramën sot në drekë. Duke përsëritur fjalët e zv/ ndihmës Sekretarit të Shtetit për Europ...