Aktualitet

U masakrua nga i riu shqiptar dhe shoku i tij, përfundojnë hetimet për vrasjen e studentes në Rodos

15 Qershor 2019, 20:47 Nga DOSJA
U masakrua nga i riu shqiptar dhe shoku i tij, përfundojnë hetimet

GREQI– Tetë muaj nga vrasja e saj, prokuroria greke i ka mbyllur hetimet lidhur me vrasjen e studentes Eleni Topaloudi, në ishullin Rodos të Greqisë më 28 Nëntor 2018.

Sipas mediave greke, dosja hetimore është dërguar për gjykim dhe të pandehur janë 21-vjeçari grek Manolis Koukouras dhe 20-vjeçari shqiptar Aleksandër Luca.

Në dosjen hetimore ka edhe përgjime mes shqiptarit dhe shokut të tij grek teksa janë duke biseduar me studenten para se ajo të vritej.

Po kështu, kamerat e sigurisë në rrugë kanë filmuar edhe momentin kur shqiptari shfaqet në makinë me studenten.

Ndërsa Aleksandër Luca dhe Manolis Koukouras akuzojnë njëri-tjetrin për vrasjen e 21-vjeçares mbrëmjen e 28 Nëntorit. 

Trupi i 21-vjeçares u gjet i hedhur në shkëmbinj në det. Pasi ishte dhunuar nga dy të rinjtë, ata i kishin lidhur këmbët, e kishin goditur në kokë dhe më pas trupin e kishin hedhur në det.

Pavarësisht plagëve të marra, sipas ekspertiza mjeko-ligjore vdekja e Elenit ishte shkaktuar nga mbytja. Që do të thotë se studentja ka qenë gjallë në momentin kur e hodhën në det.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aleksander luca eleni topaloudi vrasja ne rodos aleksander luca eleni topaloudi vrasja ne rodos

Sondazh

Poll