Aktualitet

Grabitja spektakolare e Rinasit, gjenden 100 mijë euro

15 Qershor 2019, 09:51 Nga DOSJA
Grabitja spektakolare e Rinasit, gjenden 100 mijë euro

TIRANËDosja.al ka zbardhur detaje të reja në lidhje me grabitjen spektakolare të ndodhur në aeroportin e Rinasit. Mësohet se janë gjetur rreth 100 mijë euro pas kontrollit që u ushtrua në disa banesa të disa punonjësve të Rinasit.

Pjesa më e madhe e parave është gjetur në banesën e Hasan Kanaçit, shuma me të cilën mendohet të jetë pagesa që ka marrë agjenti i cargos për informacionet që ka dhënë kundrejt autorëve kryesorë të grabitjes së miliona eurove.

Ndërsa pjesa tjetër e parave është gjetur në banesa të ndryshme.

Ndërkohë burime nga policia bëjnë me dije se kontrolle të tjera vijojnë të realizohen çdo ditë kështu që shifra e parave të gjetura mund të rritet.

Ditën e sotme u vu në pranga Hasan Kanaçi, punonjës në zonën ku përpunohen mallrat dhe lekët e bankave. 48-vjeçari ishte gjithashtu agjent i cargos që dorëzonte paratë në avion.

Dyshohet se Kanaçi ka qenë personi që ka informuar autorët e grabitjes për oraret dhe lëvizjet.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arerstohetbahskepunetori gjenden 100 mije euro grabitja ne rinas hasan kanaci arerstohetbahskepunetori gjenden 100 mije euro grabitja ne rinas hasan kanaci

Sondazh

Poll