Aktualitet

Bashkitë opozitare kërkuan lirimin e ambienteve, policia merr në mbrojtje KZAZ 16 në Burrel

15 Qershor 2019, 12:07 Nga DOSJA
Bashkitë opozitare kërkuan lirimin e ambienteve, policia merr në

BURREL- Një ditë pasi kryetarët e bashkive që drejtohen nga opozita kërkuan lirimin e ambjenteve ku janë vendosur Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor, (Lexo këtu) policia e shtetit ka nisur ruajtjen e ambjenteve.

Një mjet i komisariatit të Policisë Mat është dislokuar pranë pallatit të Sportit “Ferit Hysa”.

Disa efektiv të policisë së rendit qëndrojnë aty që prej pasdites së premte duke mbrojtur zyrat ku janë vendosur materialet zgjedhore deri në këto momente.

Ditën e djeshme kryebashkiakët opozitarë i kanë dërguar letër Komisionit Qendor të Zgjedhjeve, ku edhe i kërkojnë lirimin e hapësirave që janë shndërruar në KZAZ. Bashkitë që kanë nisur zbatimin e dekretit të presidentit Ilir Meta janë ato të Kukësit, Shkodrës, Kavajës, Skraparit, Matit, Tropojës, Gjirokastrës, Dropullit, Delvinës, Devollit, Mallakastrës dhe Përmetit.

Më 10 qershor, presidenti Ilir Meta tha se kreu i shtetit nuk mund të lejojë një garë farse ku mungon opozita duke anuluar dekretin për zgjedhjet. Ndërsa ditën e djeshme, pas gati 6 orësh debat në Parlament, mazhoranca dhe opozita e re kanë miratuar me 100 vota pro rezolutën kundër aktit të presidentit Ilir Meta për shfuqizimin e dekretit “per caktimin e datës së zgjedhjeve.” 

(Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet policia merr në mbrojtje kzaz-në 16 në burrel zgjedhjet lokale policia merr në mbrojtje kzaz-në 16 në burrel zgjedhjet lokale

Sondazh

Poll