Art&Argëtim

Puthja e Borës me Donaldin, Vin Veli: Jam i zënë, s’e shoh fare BBV

8 Nëntor 2021, 20:52 Nga DOSJA
Puthja e Borës me Donaldin, Vin Veli: Jam i zënë, s’e shoh

TIRANË – Ardvin Veli, i njohur edhe si DJ Vin Veli dhe gjithashtu  ish-partneri i moderatores Bora Zemani ka qënë i ftuar ditën e djeshme në emsionin “E diell”. Atij i janë drejtuar edhe disa pyetje pikante lidhur me Big Brother VIP e sidomos raportin romantik Bora-Donald.

Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë kthyer në një nga çiftet më të përfolura të shoëbizit dhe ndaj ish-i dashuri me të cilin Bora ka edhe një djalë, Arborin është pyetur si e sheh raportin. Vin Veli tha se nuk e ndjek programin pasi merret me gjëra të tjera dhe nuk ka kohë duke mos dashur ta komentojë fare raportin e ish-partners.

“Jam i sigurt se ka njerëz që nuk janë të përfshirë 24 orë në atë që ndodh sepse merren me libra, merren me sport, merren me biznes. Dhe njerëzit që janë të suksesshëm e përqendrojnë energjinë e tyre te gjërat që u duhen jo te gjërat që i rrethojnë. Ka një arsye dhe nuk është kaq e çuditshme që unë nuk ndjek një emision. Si unë ka edhe të tjerë”, tha ai.

Vin Veli ka treguar se edhe ai ka marrë ftesë për të qenë pjesë i këtij spektakli por që nuk ka pranuar sepse preferon gjëra më të bukura.

“Kisha dhe një ftesë dhe nuk kisha mundësi të isha pjesë e atij spektakli, “Big Brother VIP Albania”. Po mundohem të ndjek gjëra që janë më happy, më të bukura”, tha ai.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz arrestohet dj vin veli bora zemani donald veshaj dhe bora zemani vin veli arrestohet dj vin veli bora zemani donald veshaj dhe bora zemani vin veli

Sondazh

Poll