Art&Argëtim

VD-Restoranti perfekt, pronari i shëmtuar, influenceri italian tek “Bella Napoli”

6 Nëntor 2021, 13:37 Nga DOSJA
VD-Restoranti perfekt, pronari i shëmtuar, influenceri italian tek

Prej disa vitesh italianët e kanë zgjedhur Shqipërinë si shtëpinë e dytë. Shumë studiojnë, të tjerë jetojnë këtu, vijnë për turizëm, për biznes, takohen dhe shkëmbejnë publikisht opinionet për Shqipërinë dhe njëri – tjetrin.

Kështu ka ndodhur me një nga influencer-at më të njohur të Italisë, Angelo Duro, që ka ardhur për turizëm në Shqipëri dhe ka zbuluar Napolin këtu. Në videon që ka shpërndarë në Instagram, Angelo Duro, flet për restorantin Italian “Bella Napoli”. E fillon me komplimente për restorantin dhe e vazhdon me ngacmime për pronarin napolitan:

“Isha në Tiranë, shkova në një vend që quhej Bella Napoli. Një restorant perfekt, sepse sa hyra mu duk sikur isha në Napoli, aroma ishte si atje. Është absurde, sepse kur njoha pronarin, pyeta si është e mundur që një person i tillë, besoj e njihni Salvatoren, një person i shkurtër, le të themi të vërtetën, i shëmtuar. I thashë, si është e mundur që një person kaq i shëmtuar mund të bëjë një lokal kaq të bukur ku mund të hash kaq mirë? Kështu nga aty kuptova se të shmëtuarit, përpiqen më shumë se ata që janë të bukur, që të bëjnë më të vlefshme cilësitë e tyre, ndërsa ata që janë të bukur nuk kanë nevojë. Unë p.sh. ndryshe nga Salvatore, jam i bukur, nuk kam nevojë të bëj asgjë në jetë.

Është e drejtë që këtë restorant ta hapë Salvatore dhe jo unë, sepse unë jam i bukur, ndryshe nga ai. Po të isha i shëmtuar si Salvatore, ndoshta do ta hapja edhe unë një Bella Napoli. Bella Napoli ia vlen po Salvatore është i shëmtuar”.

Pronari napolitan i restorantit, i tunduar nga vlerësimi, por i vendosur t’ja kthejë ngacmimin personal, e ripostoi videon, me një replikë tipike napolitane: Kisha kënaqësinë të prisja Angelo Duro-n, i cili përveç vlerësimit për picerinë, më rrëfeu që ishte në fakt një emrigrant shqiptar nga zona e Skraparit, që ka ndryshuar gjithçka përveç mbiemrit. Faleminderit Engjëll”.

 

 

A post shared by Bella Napoli (@bella.napoli.albania)


(e.a.dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

argetim argetim angelo duro bella napoli tirane angelo duro bella napoli tirane

Sondazh

Poll