Art&Argëtim

Adele del për herë të parë me të dashurin Rich Paul në Mbretërinë e Bashkuar

6 Nëntor 2021, 06:33 Nga DOSJA
Adele del për herë të parë me të dashurin Rich Paul

BRITANI E MADHE– Adele dhe i dashuri i saj Rich Paul kanë bërë debutimin e tyre të parë në publik në Mbretërinë e Bashkuar. Çifti, i cili konfirmoi romancën e tyre në fillim të këtij viti, është parë në Mbretërinë e Bashkuar para koncertit të këngëtares në London Palladium, që do të mbahet muajin e ardhshëm.

33-vjeçarja, dhe agjenti sportiv, 39 vjeç, u fotografuan duke dalë nga restoranti kinez Kai në Mayfair. Këngëtarja ishte veshur shumë thjeshtë, ndërsa nuk kishte harruar pa vendosur dhe një maskë të zezë.

Adele konfirmoi zyrtarisht lidhjen me agjentin e NBA në intervistën e saj me Vogue muajin e kaluar duke i dhënë fund spekulimeve.

Marrë nga Mirror.co.uk

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz adele rich paul adele rich paul

Sondazh

Poll