Aktualitet

E mitura u përdhunua për disa vite nga i afërmi i burrit, nëna: Asgjë nuk do bëj!

4 Nëntor 2021, 09:39 Nga DOSJA
E mitura u përdhunua për disa vite nga i afërmi i burrit,

GJIROKASTËR– Nëna e vajzës 16-vjeçare e cila është përdhunuar për një periudhë kohore nga Kabul Hunda (daja i babai të vajzës), është shprehur se këtë ngjarje të rëndë do ta kalojë në heshtje. Ajo ka treguar për mediat se në polici për të denoncuar ngjarjen ka shkuar kunati i burrit mirëpo ajo personalisht nuk do të bëjë asgjë.

‘Vajza është mirë, asgjë nuk do bëj’- ka thënë nëna për ‘Faxnews’.

Vajza, erdhi dje tek psikologu dhe i tha që ka që 12 vjeçe e deri sot që ai kryen marrëdhënie me vajzën. Unë nuk dija gjë fare. Ma tregoi vetë vajza. Për herë të parë e kishte te shtëpia e tij. Është xhaxhai i burrit. Është i martuar po i ka vdekur gruaja. Ka një djalë. Nuk e di si e kishte bindur për herë të parë vajzën se ajo qe e vogël. Vajza tha vetëm dje. Mua s’më shkonte mendja se e kisha xhaxhain e burrit, thashë se do të na përkrahte. Vinte ai për kafe, dhe ne nuk ramë në pre të këtij muhabeti. Ka kryer vazhdimisht marrëdhënie me vajzën. Tani shyqyr zotit është mirë. Vajza do më kishte vdekur, e katërta ditë sot, do ta kisha mbuluar do ta kisha qarë vetë. Denoncimin e bëri kunati im. Unë jam të më zërë kjo mbi të dhe të vdes fare. Nuk e dua jetën fare.”- ka thënë ndër të tjera ajo.

Vajza i kishte treguar nënës së saj mbi abuzimin seksual, që sipas saj ka nisur që në moshën 12 vjeçe.

Rasti i rëndë u bë publik ditën e sotme, ndërkohë që autori është vënë në pranga. Hunda ka mohuar akuzat që janë ngritur ndaj tij, duke hedhur poshtë aludimet se ka abuzuar seksualisht për vite me radhë me 16-vjeçaren.

LAJMI KRYESOR: E RËNDË në Gjirokastër!E përdhunoi, 53-vjeçari kishte lidhje familjare me të miturën

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet kabul hunda perdhunohet 16-vjecarja ne gjirokaster kabul hunda perdhunohet 16-vjecarja ne gjirokaster

Sondazh

Poll