Bota

E zhdukur prej 18 ditësh, gjendet shëndoshë e mirë 4-vjeçarja në Australi

3 Nëntor 2021, 07:20 Nga DOSJA
E zhdukur prej 18 ditësh, gjendet shëndoshë e mirë

AUSTRALI-Cleo Smith, e zhdukur prej 18 ditësh në Australi, është gjetur gjallë e shëndoshë në një shtëpi të mbyllur. Vajza 4-vjeçare u zhduk nga familja e saj më 16 tetor, duke nxitur një operacion masiv të kërkimit nga autoritetet australiane.

Policia ka ndaluar një burrë të moshës 36-vjeçare i cili mendohet se po e mbante në një shtëpi. E mitura u gjet në një nga dhomat e banesës në gjendje të mirë shëndetësore.

“Ata e gjetën Cleo-n e vogël në njërën nga dhomat. Njëri nga oficerët e mori në krah dhe e pyeti se si e kishte emrin. Ajo tha: emri im është Cleo”, tha zyrtari policor, Col Blanch.

Vajza është ribashkuar me prindërit e saj. “Familja jonë është përsëri e plotë”, shkroi në Instagram nëna e saj, Ellie Smith.

Burimi: BBC

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota australi cleo smith australi cleo smith

Sondazh

Poll