Bota

Refuzoi maskën, i riu sulmon policët me thikë në Paris, qëllohet 2 herë në gjoks

2 Nëntor 2021, 22:10 Nga DOSJA
Refuzoi maskën, i riu sulmon policët me thikë në Paris,

FRANCË- Një burrë është qëlluar me thikë pasi kërcënoi oficerët e sigurisë në një stacion hekurudhor në Paris. The Indipendent shkruan se sipas raportimeve, një person me thikë është qëlluar pasi kërcënoi oficerët e sigurisë në një stacionin hekurudhor ‘Saint-Lazare’.

Incidenti të hënën në mbrëmje thuhet se ka filluar pasi burri u ndalua nga katër oficerë të sigurisë për shkak të mosmbajtjes së maskës. Pasi refuzoi të vendoste maskën, i riu sulmoi oficerët me thikë, ndërkohë që këta të fundit e qëlluan dy herë në gjoks me armë zjarri. Ai është dërguar me urgjencë në spital, ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

“Dy agjentët përdorën armën e tyre të shërbimit për ta mbrojtur dhe neutralizuar atë. I plagosuri është kujdesur nga shërbimet e urgjencës” thuhet në njoftim.

Motivet e sulmit nuk dihen dhe raportet lokale thanë se burri nuk ishte i njohur më parë për shërbimet e inteligjencës. Nndërkohë që një zëdhënës i prokurorëve të Parisit tha se ata kishin hapur një hetim për tentativë vrasjeje dhe promovim të terrorizmit, pasi dyshohet se i roi para se të tentonte të sulmont tha “Allahu Ekber”.

(I.A/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota saint-lazare sulm ne paris saint-lazare sulm ne paris

Sondazh

Poll