Insights

370 të helmuar në spital, historia e ujësjellësit të Krujës ku piu Rama

26 Tetor 2021, 09:21 Nga DOSJA
370 të helmuar në spital, historia e ujësjellësit të

KRUJË– Propaganda dhe “show” i qeverisë me investimet kanë kushtuar shumë kësaj here! Në Krujë, 370 persona, mes tyre dhe fëmijë, janë helmuar dhe kanë zënë shtratin, ndërsa paraprakisht dyshohet se e gjitha ka të bëjë me ujin e pijshëm.

Prej më shumë se dy ditësh spitali i Krujës është mbushur me pacientë që vuajnë me diarre, të vjella, dhimbje barku edhe temperaturë. Të sëmurët janë nga të gjitha fshatrat e Krujës, e ndërsa shkak kryesor dyshohet të jetë uji, në të gjithë zonën është ndërprerë menjëherë furnizimi.

Të gjithë sëmurët i bashkon vetëm një fakt, të gjithë kanë pirë ujë direkt nga rubineti dhe më pas kanë përfunduar në spital. Por ishte pikërisht ky ujë ku piu edhe kryeministri Edi Rama. Ai doli garant vetë në 5 gusht duke konsumuar ujë që pretendohej se ishte marrë nga burimi i ujësjellësit të ri të zonës.

Me shishe në dorë, me “të besuarit” e tij gjithmonë pranë Rama promovoi vetë investimin duke u bërë thirrje qytetarëve ta konsumojnë ujin sepse ishte i pijshëm.

“Uji i pijshëm i Krujës 24 orë. Gëzuar! Perfekt,”– u shpreh kryeministri Rama që me veprimin e tij u tregoi banorëve se mund ta pinin ujin direkt nga rubineti. Por në fakt e vërteta ishte krejt ndryshe. Vetëm pak minuta më vonë u zbulua se uji nga ku kishte pirë kreu i qeverisë ishte i sjellë që mëparë me zjarrfikësve, e nuk kishte lidhje me atë që do të konsumonin qytetarët.

U deshën vetëm disa muaj që investimi i bujshëm i qeverisë të çonte në fushatë qindra qytetarë të zonës. Ndërkohë që Rama hesht. Ndoshta Prokuroria do të zbulojë se kush ka gabuar nga zyrtarët e Ujësjellësit të Krujës, por asnjëherë nuk do të jetë kreu i qeverisë. Ai edhe kësaj here do ta gjejë mundësinë për t’u shfajsuar, ndërkohë që qytetarët vuajnë pasojat. Por kësaj herë “basti” është shumë lart…

Luhet në lojë shëndeti i tyre.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

factcheck factcheck edi rama ujesjellesi i krujes edi rama ujesjellesi i krujes

Sondazh

Poll

Insights 25 Tetor 2021, 07:33

Një zgjidhje për të gjithë, jo për dy

1- Kriza e PD-së po thellohet. Shumica e demokratëve e di që jemi në pikën më të ulët, por kjo nuk e pengon as Berishën as Bashën të zihen në distancë. As njëri...

Insights 25 Tetor 2021, 06:23

Energjia, së shpejti e papagueshme?

Ndër të paktat gjëra i bëjnë gjermanët të humbasin qetësinë janë çmimet e larta të benzinës dhe naftës. Çmimi i naftës së fundmi është rritur më s...

Insights 24 Tetor 2021, 19:21

Shoku im Goni…

Kur më tha Calja në telefon,vdiq Goni,m’u këputën gjunjët. U rritëm bashkë,jetuam në të njëjtën lagje deri sa ai fluturoi. Ashtu heshtur,siç jetoi. Shkov...

Insights 19 Tetor 2021, 20:54

Përulem!

2 vjet më parë, Ana (emri jo i vërtetë) një vajzë vetëm 14 vjeçe tentoi të vrasë veten sepse nuk mundi të përballonte dot sharjet e ngacmimet e vazhduesh...

Insights 16 Tetor 2021, 08:17

Gjyshi që më dilte mangut

Madje flakët gjigande që përfshin apartamentin në katin e tretë nuk kanë kursyer edhe banesat e fqinjëve të familjes Osmanaj, të cilat kanë pasur dëme. Banorët ...

Insights 13 Tetor 2021, 17:11

Për bankat që po bëhen biznese familjare

Nga Klodian TomorriFondi Monetar Nderkombetar i ra fort kembanes se alarmit per ate qe po ndodh me sistemin bankar ne Shqiperi. FMN i tha qeverise dhe Bankes se...

Insights 8 Tetor 2021, 09:22

Pohimi absurd i nje kryeministri!

“Rritja ekonomike nuk perkthehet ne rritje rrogash”- thote kryeministri duke ju pergjigjur pyetjeve te qytetareve. E thote si justifikim, nderkohe qe vete...

Insights 6 Tetor 2021, 09:38

Me SHBA apo kundër tyre, kjo është çështja

“Foltorja” e Sali Berishës ka krijuar trazim brenda Partisë Demokratike. Gjuha e përdorur prej tij, ende më tepër. Me fjalorin e ndezur metaforash të njohura pr...