Art&Argëtim

Paloma zbulon çfarë e penalizoi nga BBV: Thoja për 2 javë do bëhem me ilaçe

1 Nëntor 2021, 17:34 Nga DOSJA
Paloma zbulon çfarë e penalizoi nga BBV: Thoja për 2 javë

TIRANË– Gazetarja Rudina Demneri, gjithashtu e njohur si Paloma, u eliminua nga një televotim i dytë gjatë spektaklit të së premtes së “Big Brother”. Në një intervistë për “Ftesë në 5” ka treguar se nuk e priste që të dilte nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, por shtoi se ishte një ndodhi e mirë. Sipas saj, atmosfera ndryshoi tërësisht në shtëpi duke shtuar se të gjithë po ndjenin një ngarkesë të madhe emocionale.

“Do bëhem për ilace edhe 2 javë,”-tha ajo gjatë një interviste për “Ftesë në 5”, ndërsa shtoi se aktorja Monika Lubonja ndryshoi tërësisht gjatë ditëve të fundit. Por nuk mbaroi këtu. Në “Ftesë në 5”, Paloma tha se u përball me lajme që i konsideron të shëmtuara ndërsa qëllimi i saj ishte që të trajtohej në formë mesazhi.

Nga ana tjetër tregon se partneri i saj është ndikuar nga shkrimet në media dhe nuk i vjen aspak mirë për këtë.

“Ishin tituj të tmerrshëm. Njerëzit që shkruajnë për 2 klikime, është e turpshme që denigrojnë informcionin në këtë formë. Ishte një shok, nga një atmosferë tjetër, u ktheva në një botë të tmerrshme ku përballesha me lloj lloj informacionesh, lajmesh të shëmtuara që mund t’i trajtonim në formën e mesazheve. Kam mbetur pa fjalë. Më vjen keq për Andrejin dhe e ka si ngarkesë të madhe shpirtërore. Më duket sikur rrëfimi im e dëmtoi. Pse duhet të degjenerojmë materialet për 10 followers ose ndjekës? E pabesueshme,”-tha ajo.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz rudina demneri rudina demneri

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 31 Tetor 2021, 22:19

Si një çorape e humbur më ndryshoi jetën

Pothuajse pesë vjet më parë, gjeta një çorape në hollin e ndërtesës sime me një shënim ku shkruhej: “Kjo vogëlushe e gjorë u nda nga familja e saj ...