Art&Argëtim

Zayn Malik nuk do konflikt, por do të bëjë gjithçka për kujdestarisë për vajzës

1 Nëntor 2021, 11:18 Nga DOSJA
Zayn Malik nuk do konflikt, por do të bëjë gjithçka

SHBA- Këngëtari Zayn Malik ka deklaruar publikisht se do të bëjë gjithçka për të shmangur një betejë të mundshme për kujdestarinë e vajzës së tij me modelen Gigi Hadid, pas akuzave se ai sulmoi nënën e saj Yolanda Hadid.

Sipas Wio news, çifti, të cilët kanë së bashku vajzën 13-muajshe Khai, thuhet se janë divorcuar pas ngjarjes që ka ndodhur. Sipas burimeve, ish këngëtari i One Direction është ‘thellësisht i shqetësuar’ për të ardhmen e familjes së tij pas mosmarrëveshjes, ndërsa thuhet se ai ka në plan të ‘luftojë’ për të shmangur betejën e mundshme për kujdestarinë e Khai-t.

Një bashkëpunëtor biznesi i Zayn tha se: Çdo akuzë se ai ka probleme me agresionin apo se nuk mund t’i besohet kujdestaria e vajzës së tij është e kotë, ai do të luftojë me çdo grimcë të trupit të tij për kujdestarinë e saj.

Mediat e huaja thonë se edhe nëse Gigi dëshiron që ajo dhe Zayn të jenë bashkë vetëm si prindër për vajzën e tyre, Yolanda potencialisht mund të bëjë ‘lëvizje ligjore’ rreth kujdestarisë. Thuhet gjithashtu se përçarja mes çiftit lidhet vetëm me dramën mes Zayn dhe Yolandës dhe nuk ka të bëjë fare me aftësitë e tij si prind.

(s.b/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz gigi hadid vajza e gigi hadid yolanda hadid zayn malik gigi hadid vajza e gigi hadid yolanda hadid zayn malik

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 31 Tetor 2021, 22:19

Si një çorape e humbur më ndryshoi jetën

Pothuajse pesë vjet më parë, gjeta një çorape në hollin e ndërtesës sime me një shënim ku shkruhej: “Kjo vogëlushe e gjorë u nda nga familja e saj ...