Art&Argëtim

U qëllua gjatë xhirimeve, regjisori Joel Souza del për herë të parë në publik

30 Tetor 2021, 17:09 Nga DOSJA
U qëllua gjatë xhirimeve, regjisori Joel Souza del për herë

SHBA – Regjisori i filmit “Rust” Joel Souza u pa për herë të parë në publik të martën, pas incidentit gjatë xhirimeve ku Alec Baldwin plagosi gabimisht me armë regjizorin Souza dhe  vrau kineasten Hutchins.

Sipas NY post, Souza, 48 vjeç, dukej i lodhur dhe i mërzitur teksa ishte ulur në sediljen e pasagjerit të një makine të parkuar në rrugë në Palo Alto, Kaliforni.

Regjisori, i cili u qëllua në shpatull në tragjedinë e së enjtes, shikohet teksa mbulon dhe fshin sytë ndërkohë që një grua e paidentifikuar ndodhej në sediljen e shoferit. Ai dha ngushëllimet e tij për kineasten disa ditë më parë dhe shprehu falenderimet për dashurinë që i ishte dhuruar.

“Jam i mërzitur nga humbja e shoqes dhe koleges sime, Halyna. Ajo ishte e sjellshme, e gjallë, tepër e talentuar, luftoi dhe gjithmonë më shtynte të bëhesha më i mirë. Lutjet e mia shkojnë për familjen e saj në këtë moment më të vështirë. Unë jam i përulur dhe mirënjohës i dashurisë që kemi marrë nga komuniteti ynë i filmbërësve, njerëzit e Santa Fe dhe qindra të huaj,” tha Souza.

Të dielën, një burim i afërt me Baldwins tha  se aktori 63-vjeçar ishte absolutisht i shkatërruar nga fatkeqësia në xhirime dhe po anulonte projekte të tjera për të qenë me familjen e tij. Souza dhe drejtoresha 42-vjeçare e fotografisë së filmit, Halyna Hutchins, u shtruan në spital pasi u goditën nga një plumb i vetëm që u qëllua aksidentalisht në shesh nga Alec Baldwin. Asnjë arrestim nuk është bërë për këtë rast, por autoritetet të mërkurën refuzuan të komentonin nëse Baldwin mund të përballet me akuza penale.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz alec baldwin halyna hutchins joel souza rust alec baldwin halyna hutchins joel souza rust

Sondazh

Poll