Art&Argëtim

Brooke Shields: Reklama e Calvin Klein ishte provokuese, e kuptova më vonë

30 Tetor 2021, 14:17 Nga DOSJA
Brooke Shields: Reklama e Calvin Klein ishte provokuese, e kuptova më

SHBA –Modelja dhe aktorja amerikane Brooke Shields rrëfeu se kur filmoi reklamën e saj për Calvin Klein në vitet ’80, ishte shumë naive për të kuptuar në të vërtetë kuptimin e dyfishtë të asaj që po thoshte. Sipas Vanity Fair, Sheilds, vetëm 15 vjeç ne atë kohë, reagoi mbi 40 vjet pas publikimit të fushatës në një video-intervistë për Vogue, duke kujtuar se si njerëzit i kërkonin llogari nënës së saj që e kishte lejuar diçka të tillë.

“Isha duke u larguar kur dëgjova të thuhej : Reklama është ndaluar këtu, dhe Kanadaja nuk do t’i transmetojë. Paparacët dhe njerëzit më bërtisnin dhe i bërtisnin nënës sime, ‘Si mundesh?’ Më dukej shumë qesharake, e gjithë kjo“, tha Shields.

Për xhirimet, Shields pozoi në pozicione të ndryshme të ndryshme.

“Doni të dini se çfarë ka midis meje dhe “Calvinëve” të mi? Asgjë”, thotë ajo në reklamë dhe publiku mendoi se konotacioni ishte shumë i keq kur dilte nga goja e një adolesheteje.

“Unë isha naive, nuk mendoja asgjë për këtë. Nuk mendoja se kishte të bënte me të brendshmet, nuk mendoja se kishte natyrë seksuale. Nuk më shqetësoi, nuk hyri në psiqikën sime se ishte diçka seksuale, e seksualizuar në çfarëdo mënyre”, shpjegoi ajo.

Siç shpjegoi ajo më vonë, njerëzit krijuan një imazh krejtësisht të gabuar për të pas asaj reklame.

“Atëherë isha e virgjër. Dhe në fakt, kam qëndruar e virgjër për një kohë të gjatë dhe pas kësaj… Njerëzit ishin aq të preokupuar me këtë gjë, por nuk e besonin“, përfundon ajo.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz brooke shields calvin klein modelja brooke shields vogue brooke shields calvin klein modelja brooke shields vogue

Sondazh

Poll