Art&Argëtim

Ndoqi dietën e Steve Jobs, Kunis: Ashton u sëmur dy herë nga pankreasi

30 Tetor 2021, 10:19 Nga DOSJA
Ndoqi dietën e Steve Jobs, Kunis: Ashton u sëmur dy herë nga

SHBA– Aktorja Mila Kunis zbuloi se bashkëshorti i saj, Ashton Kutcher ishte shtruar në spital për probleme me pankreasin dy herë ndërsa përgatitej të luante Steve Jobs në një film biografik të vitit 2013.

Gjatë një interviste në emisionin “Hot Ones” të First We Feast, Kunis i konfirmoi prezantuesit, Sean Evans se Kutcher ishte përpjekur të ndiqte dietën e çuditshme të Jobs.

Ai ishte kaq i përkushtuar, ai hëngri vetëm rrush gjithë ditën dhe për këtë përfundoi dy herë në spital prej pankreasit“.- tha Kunis.

Jobs, bashkëthemeluesi i Apple që vdiq nga komplikimet që lidhen me kancerin e pankreasit në vitin 2013, ishte jashtëzakonisht i rreptë kur ishte fjala për dietën e tij. Dieta e tij ishte kryesisht me bazë bimore dhe sipas biografit të tij, shpesh hante të njëjtat fruta ose perime për javë të tëra, përpara se të ndalonte. Edhe pas diagnozës së tij me kancer, Jobs vazhdoi të ndiqte dietën ekstreme.

Kutcher luajti si bashkëthemeluesi i Apple në filmin “Jobs” të vitit 2013 dhe diskutoi për dietën e tij pas një shfaqjeje të filmit në Festivalin e Filmit Sundance.

(D.a/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz

Sondazh

Poll