Art&Argëtim

I dhunoi vjehrrën, Dua Lipa merr vendimin e menjëhershëm ndaj Zayn

30 Tetor 2021, 11:36 Nga DOSJA
I dhunoi vjehrrën, Dua Lipa merr vendimin e menjëhershëm ndaj

SHBA– Pas ribashkimit dhe ardhjes në jetë të fëmijës së tyre të parë, Gigi Hadid dhe Zayn Malik, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre të dashurisë. Ndarja e tyre mendohet se ka ardhur pasi këngëtari i famshëm akuzohet se ka goditur mamanë e modeles seksi. Madje thuhet se Yolanda Hadid po mendon që ta denoncojë në polici ish-dhëndrin e saj.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe këngëtarja e famshme shqiptare, Dua Lipa, e cila është në një lidhje dashurie me djalin e Yolanda, Anwar Hadid.

“Daily Mail” shkruan se së bashku me Bella Hadid dhe Anwar Hadid, edhe Dua ia ka hequr follow-in Zyan. Ndërkohë, e vetmja që akoma e ndjek këngëtarin është Gigi Hadid.

Një burim pohoi për “Sun” se Zayn dhe Yolanda kanë qenë në mosmarrëveshje që nga shtatzënia e Gigi-t. Artisti dyshoi se Yolanda kishte nxjerrë në media lajmin e shtatzënisë kur duhej të mbahej sekret, pohoi burimi i paidentifikuar.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz dua lipa zayn dua lipa zayn

Sondazh

Poll