Bota

Stimuluan seks oral para katedrales ruse, çifti dënohet me 10 muaj burg

30 Tetor 2021, 09:27 Nga DOSJA
Stimuluan seks oral para katedrales ruse, çifti dënohet me 10 muaj

RUSI– Një gjykatë në Moskë ka dënuar dy blogerë me gati një vit burg pas publikimit të një fotoje ku stimulonin seks oral përballë Katedrales së Shën Vasilit pranë Kremlinit.

Sipas mediave vendase, Ruslan Bobiyev, një blogger nga Taxhikistani shkaktoi zemërim muajin e kaluar me foton e tij duke qëndruar përpara Shën Vasilit me të dashurën e tij, Anastasia Chistova duke simuluar seksin oral teksa kishte veshur një xhaketë policie.

Autoritetet e vendosën çiftin në arrest për 10 ditë dhe i gjobitën me 5000 rubla (50 dollarë). Gjykata urdhëroi gjithashtu dëbimin e Bobijevit në Taxhikistan. Ata u akuzuan më vonë për “fyerje të ndjenjave fetare”.

Gjykata e qarkut Tverskoy të Moskës të premten i shpalli Bobijev dhe Chistova fajtorë dhe i dënoi të dy me 10 muaj burg. Ata janë njerëzit e parë që dënohen me burg për “fyerje të ndjenjave fetare”, me të gjitha dënimet e mëparshme që kanë rezultuar në gjoba ose dënime me gjobë.

Rusia e kriminalizoi fyerjen e ndjenjave të besimtarëve fetarë në vitin 2013 pas performancës së grupit anti-Kremlin, Pussy Riot “Punk Prayer” në një katedrale qendrore të Moskës.

(D.a/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota anastasia chistova denohet cifti ruslan bobiyev anastasia chistova denohet cifti ruslan bobiyev

Sondazh

Poll

Bota 30 Tetor 2021, 08:20

Si në Luftën e Ftohtë! Bjellorusia bllokon DW

Kjo shënon një pikë-kthese. Mbi 30 vjet Deutsche Welle ka transmetuar pa u penguar programet e saj në BRSS dhe në republikat pasuese. Ish-kreu i shtetit sovjeti...

Bota 30 Tetor 2021, 06:27

FDA miraton vaksinën Pfizer për fëmijë

Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) në Shtetet e Bashkuara dha miratimin të premten për vaksinën Pfizer kundër COVID-19 për fëmijët e moshës 5 deri në 11 ...