Bota

Polonia do të ndërtojë mur në kufi me Bjellorusinë

30 Tetor 2021, 08:30 Nga DOSJA
Polonia do të ndërtojë mur në kufi me Bjellorusinë

Parlamenti i Polonisë votoi të premten për ndërtimin e një muri në kufi me Bjellorusinë, për të bllokuar fluksin e migrantëve që hyjnë ilegalisht në Poloni.

Mijëra njerëz – kryesisht nga Lindja e Mesme dhe Azia – kanë bërë përpjekje për të kaluar kufirin e Polonisë, muajve të fundit.

Bashkimi Evropian e akuzon Qeverinë e Bjellorusisë për nxitjen e fluksit, si hakmarrje për sanksionet që ka ndërmarrë BE-ja kundër regjimit bjellorus.

Muri prej 5.5 metrash do të kushtojë 353 milionë euro.

Legjislacioni tani do t’i kalojë presidentit të Polonisë, Andrzej Duda, i cili pritet ta nënshkruajë atë.

Muri – i pajisur me sensorë dhe sisteme monitorimi – do të mbulojë rreth gjysmën e kufirit të Polonisë me Bjellorusinë, i cili ka një gjatësi prej 400 kilometrash.

Qeveria planifikon ta ndërtojë atë deri në verën e ardhshme.

Polonia thotë se aktualisht rreth 500 njerëz në ditë bëjnë përpjekje të kalojnë ilegalisht në territorin e saj nga Bjellorusia.

BE-ja thotë se Bjellorusia e lehtëson kalimin e migrantëve në shtetet fqinje të BE-së, në përgjigje të sanksioneve.

Blloku evropian ka sanksionuar regjimin bjellorus për shkak të shtypjes së opozitës.

Marrë nga REL

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota bjellorusi muri në bjellorusi poloni bjellorusi muri në bjellorusi poloni

Sondazh

Poll

Bota 30 Tetor 2021, 08:20

Si në Luftën e Ftohtë! Bjellorusia bllokon DW

Kjo shënon një pikë-kthese. Mbi 30 vjet Deutsche Welle ka transmetuar pa u penguar programet e saj në BRSS dhe në republikat pasuese. Ish-kreu i shtetit sovjeti...

Bota 30 Tetor 2021, 06:27

FDA miraton vaksinën Pfizer për fëmijë

Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) në Shtetet e Bashkuara dha miratimin të premten për vaksinën Pfizer kundër COVID-19 për fëmijët e moshës 5 deri në 11 ...