Aktualitet

Aksident në Durrës, 22-vjeçari përplas me ‘Smart’ gruan që qarkullonte me biçikletë

29 Tetor 2021, 16:51 Nga DOSJA
Aksident në Durrës, 22-vjeçari përplas me

DURRËS– Një 22-vjeçar me iniciale B.D, drejtuesi i një mjeti tip “Smart” ka aksidentuar ditën e sotme 33-vjeçaren K.B. Policia njofton se aksidenti ka ndodhur teksa gruaja po qarkullonte me biçikletën e saj. 33-vjeçarja ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Policia po heton më tej për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË

“Me datë 29.10.2021, rreth orës 15:20, në lagjen Nr.13 Durrës, mjeti tip “Smart” me drejtues shtetasin B. D., 22 vjeç, ka aksidentuar  shtetasen K. B., 33 vjeçe, e cila ishte duke qarkulluar me biçikletë. Si pasojë e përplasjes shtetasja K. B, ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave te aksidentit.”

(i.d.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksident makina perplas bicikleten policia durres aksident makina perplas bicikleten policia durres

Sondazh

Poll