Art&Argëtim

Të tjera telashe për Feron! Shpallet në kërkim nga policia, për çfarë akuzohet

29 Tetor 2021, 17:17 Nga DOSJA
Të tjera telashe për Feron! Shpallet në kërkim nga policia,

KOSOVË– Reperi i njohur, Feronit Shabani, i cili njihet me emrin e tij të artit, Fero, është shpallur në kërkim nga policia, pasi dyshohet të ketë sulmuar së bashku me truprojën e tij, producentin Jetmir Agaj. Mediat në Kosovë shkruajnë se incidenti ka ndodhur në lagjen Dragodan të Prishtinës, në studion muzikore të Feros. Burimet policore thanë se gjatë sulmit u përdor edhe një armë zjarri nga Bujar Ibishi, truproja e Feros. Ai mësohet të ketë kërcënuar me armë Jetmir Agajn duke i thënë të mos afrohej, sepse përndryshe do ta vriste. Jetmir Aga ndodhet aktualisht në zyrat e policisë duke dhënë dëshminë e tij në lidhje me ngjarjen. Fero dhe Bujar Bishi janë shpallur në kërkim nga policia.

Kjo nuk është hera e parë që Fero përfshihet në probleme të tilla me autoritetet. Më 22 mars të vitit 2018, ai dhe dy miq të tij u përfshinë në një sherr me një person të quajtur Lorent Bajrami. Pas një mosmarrëveshje të momentit, Mehmet Elshani ushtroi dhunë ndaj Bajramit, ndërsa Fero dhe Avdullah Islami e kërcënuan me armë dhe mjete metali. Fero u dënua me 1 mijë euro gjobë për veprën penale të armëmbajtjes pa leje.

(i.d.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz bujar ibishi fero fero shpallet ne kerkim jetmir agaj bujar ibishi fero fero shpallet ne kerkim jetmir agaj

Sondazh

Poll