Aktualitet

Kreu i zyrës përmbarimore njoftohet 6 muaj pas shkarkimit: Do kalosh në Durrës

27 Tetor 2021, 21:06 Nga DOSJA
Kreu i zyrës përmbarimore njoftohet 6 muaj pas shkarkimit: Do kalosh

TIRANË– Emisioni “Stop” ka udhëtuar këtë të mërkurë drejt qytetit të Kavajës. Drejtori i Zyrës Përmbarimore, Igli Merhori, ka denoncuar se ai është shkarkuar nga puna pa asnjë motivacion.

Ai tregon se prej 11 vitesh ka drejtuar Zyrën Përmbarimore në Kavajë, por së fundmi i është propozuar që të kalojë dhe të punojë në të njëjtin institucion, por në Durrës.

E kam fituar këtë vend pune me konkurs në Ministrinë e Drejtësisë, pa shkarkuar askënd. Mua më kanë shkarkuar në  03.09.2021, me një zarf të mbushur dhe të gatuar që në datën 10.03.2021. Pra që 6 muaj që u lakonte ky vend. Më ka ardhur një grup pune nga Tirana  në datë 03.09.2021, ku më kanë komunikuar vendimet e marra nga Ministria e Drejtësisë në 10.03.2021 dhe urdhëruar për zbatim nga drejtori i përgjithshëm, zoti Piro Lutaj. Më kanë komunikuar vendimin për lirimin nga detyra dhe u larguan.

Propozimi për shkarkimin tim ishte bërë drejtori Piro Lutaj që të vinte në Kavajë drejtuesi i Durrësit dhe unë të shkoja përmbarues në Durrës. Kjo nuk është një lëvizje paralele, pasi është shkelur ligji. Unë kam qenë prej 11 vitesh në Zyrën Përmbarimore Kavajë dhe nuk më është bërë asnjë vërejtje nga asnjë institucion”, shprehet Merhori.

Më tej ai shprehet se largimi i tij nga puna dhe ardhja e drejtorit të ri do të ketë pasoja, pasi qytetarët nuk do të marrin shërbimet e re. Por kjo lëvizje në administratë zbulon një tjetër problem në Zyrën Përmbarimore në Kavajë. Godina ku po punohet aktualisht është shpallur e pabanuar, pasi gjithçka është e amortizuar dhe mund të shembet.

Lidhur me këtë rast , “Stop” pyeti avokaten Eda Grimci, e cila pasi sheh shkresat thotë se largimi nga puna i Merhorit është bërë në kundërshtim me ligjin. “Mënyra e largimit është në kundërshtim me çdo dispozitë të Kodit të Punës”, shprehet avokatja.

“Stop” i kërkoi takim drejtorit të përgjithshëm Piro Lutaj, por ai zgjodhi të kthejë përgjigje me mesazh, duke e kaluar përgjegjësinë në Ministrinë e Drejtësisë.

Marrë nga tvklan.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet drejtori i permbarimit ne kavaje igli merhori drejtori i permbarimit ne kavaje igli merhori

Sondazh

Poll