Bota

TikTok, YouTube dhe Snapchat konsiderohen të rrezikshme, debate në senatin amerikan

27 Tetor 2021, 08:56 Nga DOSJA
TikTok, YouTube dhe Snapchat konsiderohen të rrezikshme, debate në

SHBA- Platformat e mediave sociale, janë konsideruar si të rrezikshme për fëmijët nga senatorët amerikanë. Kompanitë e teknologjisë duhet të rishikojnë platformat dixhitale, pas akuzave të fundit lidhur me ndikimin që ato kanë tek të miturit dhe adoleshentët. Përfaqësuesit e TikTok, YouTube dhe Snap, zhvilluesi i Snapchat, dolën para nënkomisionit të Senatit për mbrojtjen e konsumatorëve të martën.

Të gjithë u kërkuan për të dëshmuar pas dëshmisë së ish-punonjëses së Mark Zuckberg. Ish-menaxherja Frances Haugen pretendon se Facebook u ka dhënë përparësi fondeve mbi sigurinë dhe mirëqenien e përdoruesve të saj, veçanërisht fëmijëve dhe të rinjve.

Deklarata e saj shkaktoi shqetësim për platformat e tjera, por në mbledhjen e senatit të gjithë pretenduan se vendosja e filtrave për të vënë të miturit në kontakt me kontente të ndjeshme, ishte “përparësia numër një”. Megjithatë një deklaratë e tillë nuk qetësoi askënd, por të gjithë njëzëri shkruan se nevojiten rregulla më të forta për të mbrojtur fëmijët në internet.

Edhe më herët, kompanitë e mediave sociale amerikane kanë qenë nën kritika duke u përballur me akuza se kanë dështuar për të zbuluar ndërhyrjet e huaja në zgjedhje dhe përhapjen e pikëpamjeve ekstremiste dhe dezinformimit, veçanërisht për çështjen e pandemisë Covid-19.

Marrë nga RT

(f.m.dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota rrjetet sociale senati amerikan rrjetet sociale senati amerikan

Sondazh

Poll