Bota

I mbijetoi tragjedisë së teleferikut, vijon ‘beteja’ mes familjeve të Eitan

27 Tetor 2021, 08:46 Nga DOSJA
I mbijetoi tragjedisë së teleferikut, vijon ‘beteja’ mes

ITALI- Kanë kaluar më shumë se 4 muaj nga ngjarja tragjike ku humbën jetën 13 persona dhe i vetmi i mbijetuar ishte 5-vjeçari izraelit, Eitan Biran, i cili vazhdon të mbetet mes polemikave.

Sipas Ansa, vijon përplasja mes familjeve të Eitan, ku familja e nënës, Peleg iu drejtua Gjykatës së Tel Avivit duke denoncuar se Aya Biran, tezja e tij nga babai, nuk ia ktheu fëmijën mbrëmjen e kaluar në kundërshtim me marrëveshjen.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i familjes Gadi Solomon, familja Peleg iu drejtuan Gjykatës me shpresën se këtë herë veprimi i djeshëm të mos përsëritet më. Në seancën paraprake shtatorin e kaluar, mes familjeve u arrit një “marrëveshje e përkohshme” e cila parashikonte një qëndrim alternativ të fëmijës prej 3 ditësh midis Aya Biran dhe gjyshit Shmuel Peleg.

Ditën e djeshme Aya Biran Nirko duhet ta dorëzonte Eitanin në shtëpinë e gjyshit të saj Shmuel, siç është rënë dakord mes palëve dhe është vërtetuar nga Gjykata. Biran tha se nuk e kishte çuar të miturin te gjyshërit sipas marrëveshjes pasi ajo nuk u beson Pelegëve dhe për këtë arsye po e mban me vete.

Eitan duhet të kthehet në Itali sipas Konventës Ndërkombëtare të Hagës. Gjyqtarja e Gjykatës Familjare të Tel Avivit, Iris Ilotovich Segal, ra dakord me Aya Biran, tezen nga babai i të mbijetuarit të vogël të tragjedisë Mottarone, në kërkesën e saj për zbatimin e Konventës kundër gjyshit të nënës, Shmuel Peleg, i cili e mbajti fëmijën pa pëlqim në Izraeli në shtatorin dhe për këtë arsye ai po hetohet në Itali për rrëmbim.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 23 Maj në Itali, ku humbën jetën 13 persona, duke shkatërruar kështu 5 familje. Shumica e familjeve ishin të huaj, që jetonin prej disa vitesh në Itali. Ndërsa i vetmi i mbijetuar ishte Eitan, i cili u shpëtua nga përqafimi i fundit që i dha i ati.

(d.a/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota aya biran eitan biran gadi solomon rrezohet teleferiku ne itali aya biran eitan biran gadi solomon rrezohet teleferiku ne itali

Sondazh

Poll