Bota

Lideri i opozitës turke: Erdogan ka probleme mendore, është psikopat

27 Tetor 2021, 06:59 Nga DOSJA
Lideri i opozitës turke: Erdogan ka probleme mendore, është

TURQI– Një deklaratë e fortë është dhënë nga lideri i opozitës, Kemal Kilicdaroglu, i cili e cilëson Presidentin Erdogan si “psikopat”. Ai shtoi se Erdogan i sheh njerëzit në shesh dhe “thotë çfarëdo i vjen në mendje”.

Kilicdaroglu foli drejtpërdrejt “për një njeri që ka probleme mendore” dhe tek i cili qytetarët “nuk mund t’i besojnë vendit”.

Sulmi i ashpër dhe i paprecedentë i Kilicdaroglu ndaj Erdoganit vjen në një kohë kur presidenti turk po përpiqet ta paraqesë si “fitore” përshkallëzimin e krizës me dhjetë ambasadorët, pas deklaratës së tyre në rrjetet sociale se “ata respektojnë punët e brendshme si dhe të drejtën e brendshme të çdo vendi”.

Erdogan kërcënoi se do i shpallte “non grata” ambasadorët, por më pas u tërhoq. Një burim diplomatik turk i tha “Reuters” se zëdhënësi presidencial Ibrahim Kalin dhe ministri i jashtëm Mevlüt Çavuşololulu kishin ndërmarrë hapa për të gjetur një zgjidhje me dhjetë ambasadorët.

Burimi: Protothema.gr

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota erdogan kemal kilicdaroglu erdogan kemal kilicdaroglu

Sondazh

Poll